USS Abraham Lincoln është tani në veri të detit të Arabisë, dy javë para kohës në mënyrë që të zmbrasë Iranin.
Aeroplanmbajtësja është e armatosur deri në dhëmbë për çdo rast emergjence.
Më herët këtë javë, Komanda Qendrore e SHBA’së tha që forcat e saj në rajon janë në gatishmëri të lartë, por deri atëherë asnjë provë nuk ekzistontë që siguria ishte rritur tek forcat amerikane.
Por tani, nën presion që të shpjegojë ndryshimin e qëndrimit, zyrtarë të Pentagonit thonë që ata janë në proces të deklasifikimit të disa fotove satelitore që tregojnë armatosjen me raketa të anije iraniane.
Ky mendohet që është një mesazh direkt i administratës së Trump pas rritjes së tensioneve prej dorëheqjes prej marrëveshjes nukleare të SHBA’së.
Zyrtarë të Pentagonit kanë bërë të ditur se arsyeja e dërgimit të kësaj aeroplanmbajëtse nuk është që të fillojë një luftë.