Kjo është lidhja familjare e Currit të arrestuarit për fajde me Vjosa Osmanin

In Kosova, Lajme

Dje në orët e para të mëngjesit, bosi i mistershëm i kazinove në Kosovës, Ismet Osmani i njohur ndryshe si ‘Curri’ është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Por, lidhjet e Currit në politikë janë të mëdha, thuhet se ai njihet me shumicën e liderëve të vendit. përfshirë këtu edhe të gjitha partitë kosovare.

Mirëpo, një lidhje të veçantë Curri e ka me deputetin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Gazeta Metro.

Vjosa dhe Ismeti kanë lidhje familjare mes vete mëson Metro, babai i Vjosa Osmanit e ka Currin djalë të axhës, ose siç njihet ndryshe kushëri i parë.

Për çka u arrestua Curri?

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar arrestimet, duke thënë se të 7 personat e arrestuar sot po akuzohen për fajde.

Sipas informacioneve brenda policisë, ‘Curri’ në bashkëpunim me dy persona të tjerë i kanë dhënë para me fajde një biznesmeni nga Prishtina.

Problemi ka lindur kur biznesmeni e ka vonuar pagesat, e ‘Curri’ i ka marrë Osmani sipas burimeve ia ka marrë shtëpinë në qendër të Prishtinë..

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu