“Është traditë e arabëve”, kërkohet ndalimi i burkës me ligj në Kosovë

In Kosova, Lajme

KMLDNJ thotë që për shkaqe të sigurisë mbulimi i fytyrës – vënia e mbulesave – të ndalohet me ligj.

Pamje të tilla shihesh shpesh në kryeqytetin e Kosovës.

Gra me veshje që u shihet vetëm fytyra, janë bërë të zakonshme në Prishtinë. Por, kohëve të fundit, një veshje tjetër është shfaqur në publik.

Gratë që u kthyen nga Siria janë shfaqur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me veshjen e njohur si burka.

E dukja jo e zakonshme për Kosovën, ka ngjallë shumë reagime në shoqëri.

Mbulimi i fytyrës e ka shtyrë Komisionin për të Drejtat e Njeriut të kërkojë ndalimin me ligj të mbajtjes së burkës.

Ndërkaq teologu Bekim Jashari tregon për T7 se burka nuk është është obligim i fesë Islame. Imami nga Podujeva ka një kërkesë për Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Kjo është një traditë dhe zakon i arabëve”, ka thënë imami Jashari. “Nëj thirrje edhe mediave që qëndrimin zyrtar ta marrin prej BIK-ut”.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu