Këto janë vendet me numrin më të madh të grave në parlament

In Bota, Lajme

Në shumë vende të botës, gratë zakonisht janë pakica sa i përket përfaqësimit të tyre në parlamentet kombëtare. Të rralla janë vendet të cilat gratë i afrohen 50% të numrit të përfaqësuesve. E më të rralla janë rastet kur gratë janë shumicë.

Pas zgjedhjeve të fundit në Spanjë, numri i grave është rritur mjaftë shumë. Tani në legjislaturën e re, në Spanjë 164 janë gra ndërsa 186 janë burra. E në përqindje i bie që gratë të kenë 46.8% të ulëseve, raporton Euro News, transmeton Gazeta Express.

Por gjithsesi, Finlanda mbetet vendi Evropian më përqindjen më të lartë të grave, e që është vetëm 0.2% më shumë se Spanja, pra 47% të përfaqësuesve janë gra.

Gjithsesi, asnjë parlament kombëtarë nuk ka arritur që 50% e përfaqësuesve të jenë gra.

Ndërsa më i çuditshëm është fakti që një vend Afrikan ia kalon të gjitha parlamenteve.

Ruanda, është shteti i cili e mban primatin e përfaqësimit të grave. Në Ruandë, 61.3% e deputetëve janë gra, duke shënuar kështu përqindjen më të madhe. Në vend të dytë qëndron Kuba, parlamenti i së cilës i ka 53.2% gra. Ndërsa në të tretin, Bolivia, me 53.1% gra.

Në Evropë, Finlanda dhe Spanja e mbajnë kryesimin e listës, ndërsa e treta renditet Suedia me 46.1% e parlamentit e përbërë nga gratë.

Sa i përket gadishullit të Ballkanit, Maqedonia e Veriut renditet e para me 38.3%.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu