Kurti: Ukshin Hoti nuk i mori asgjë Kosovës, i dha krejt çka pati

In Kosova, Lajme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, në 20-vjetorin e zhdukjes së tij.

Kurti nëpërmjet një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se sa ma shumë që kalojnë vitet aq më shumë mungon Ukshin Hoti dhe secili tipar i tij. Tutje, ai nuk ka kursyer as kritikat për Qeverinë aktuale, sipas tij shteti kurrë nuk ka qenë më i kapur se sa sot, dhe se Ukshin Hoti nuk i ka marrë asgjë vendit dhe se i ka dhënë krejt çfarë ka pasur.

Shkrimi i plotë:

Në 20 vjetorin e rrëmbimit

Sa më shumë që kalojnë vitet aq më shumë na mungon Ukshin Hoti. Na mungon secili tipar i tij: na mungon Ukshin Hoti si politikan intelektual e veprimtar patriot, na mungon Ukshin Hoti si diplomat i kulturuar e profesor shkencëtar, na mungon Ukshin Hoti si tribun prijës e busullë etike.

Ndërrimi i qeverisë në Kosovë e shtoi sasinë e qeveritarëve por jo edhe cilësinë e qeverisjes. Kurrë shteti ynë nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Sepse kurrë zyrat e larta të shtetit nuk kanë pasur më shumë bashibozukë mujsharë dhe lakmiqarë tërpijanë që e kanë bërë shtetin feud e Kosovën plaçkë.

Ukshin Hoti e ka dashur shtetin si republikë, popullin si kryengritje, lirinë si zhvillim dhe demokracinë si mënyrë. Nuk i mori asgjë vendit tonë, i dha krejt çka pati, bëri krejt çfarë mundi. Ai thoshte çka mendonte dhe bënte çka thoshte.

Tri herë i burgosur politik. Nuk ndalej. Ai jetoj për neve. Tre librat do t’i jetojnë edhe pas neve.

Te “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, “Lufta e ftohtë dhe detanti” si dhe “Bisedë përmes hekurash” ku kemi përgjigjet e Ukshin Hotit në 13 pyetjet e Ismail Kadaresë, e gjejmë orientimin e duhur për të ardhmen dhe shpjegimin e nevojshëm për veten tonë.

Librat e Bacës Ukë janë. Leximi i tyre nga pushtetarët mungon.

Ukshin Hoti është, qeveria mungon.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu