Ministrja Ziviq pret në takim Kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj

In Kosova, Lajme

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, gjatë ditës së sotme priti në takim Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë, si dhe për projektet e shumta komunale sidomos atë në ndërtimin e sistemit të ujitjes në fshatin Banjë.

Ministrja Zivic e njoftoi kryetarin Begaj për format dhe mundësitë e përkrahjes dhe gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Malishevës në favor të mbështetjes së fermerëve dhe kultivuesve nga kjo komunë. Ministrja Zivic, tha se MBPZHR-ja do të vazhdojë edhe më tej me mbështetje për fermerët dhe kultivuesit e Malishevës edhe këtë vit. Ajo vlerësoi punën e Kryetarit dhe fermerëve të kësaj ane, pasi është një nga komunat që i ka dhënë një rëndësi të madhe bujqësisë.

Nga ana e tij, Kryetari Begaj falënderoi Ministren Zivic për përkrahjen dhe mbështetjen që ky institucion i ka ofruar dhe vazhdon t’i ofroj zhvillimit të sektorit të bujqësisë në komunën të cilën ai e drejton dhe gjithashtu u zotua se do të ofroj gjithmonë gatishmërinë e tij në përkrahje të prodhuesve të kësaj komune.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu