Ndalohet me ligj shamia për vajzat në shkollë fillore

In Bota, Lajme

Me një ligj, për të cilin e dhanë votën deputetët e koalicionit qeveritar nga Partia Konservatore, ÖVP dhe Partia Populiste, FPÖ do të ndalohet në të ardhmen në shkollat fillore “veshja për arsye të fesë apo botëkuptimit, me të cilën lidhet mbulimi i kokës.”

Qeveria ka bërë të qartë, se ky ligj drejtohet vetëm kundër shamisë së kokës të myslimanëve dhe jo kundër “kipas” karakteristike të hebrenjve apo “patkës” së Sikhëve.

Zëdhënësi për çështjet e edukimit politik të partisë, FPÖ, Wendelin Mölzer theksoi se me ndalimin e shamisë së kokës dërgohet një sinjal kundër islamit politik.

Kurse deputeti konservator i ÖVP-së, Rudolf Taschner deklaroi, se bëhet fjalë për atë që vajzat myslimane të çlirohen nga “nënshtrimi”.

Opozita votoi gati e gjitha e bashkuar kundër këtij ligji dhe akuzoi qeverinë, se ajo është më shumë e interesuar për publicitet dhe jo për të mirën e fëmijëve, shkruan Der Standard.

Para vendimit në parlament, qeveria austriake bëri të ditur, se ajo pret ankimime të ligjit në Gjykatën Kushtetuese.

Ky ligj nuk ka rang kushtetues, sepse nuk u miratua me shumicën e cilësuar të dy të tretave.

Shoqata Austriake e Islamit, IGGÖ e kritikoi ashpër ligjin e ri të sapomiratuar në parlament.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu