Probleme me rënien e flokëve? Kjo është vitamina që duhet ta merrni patjetër

In Jet&Stil

Rënia e flokëve është një ndër problemet më të zakonshme dhe më të bezdisshme.

Humbja e tyre në sasi të konsiderueshme mund të jetë një shqetësim serioz, proces ky i cili mund të jetë indikator i një mungese vitaminash e lëngjesh në trupin tuaj.

Sido që të jetë, një ndër vitaminat kyçe që ndihmon në rritjen e tyre sërish është vitamina E.

Vitamina E është një antioksidant i jashtëzakonshëm që ndihmon në ri-ndërtimin dhe riparimin e indeve të moshës. Kur kjo vitaminë aplikohet në lëkurën e kokës, ajo ndihmon në riparimin e folikulave të dëmtuara dhe zvogëlon inflamacionin, duke bërë floktë që të rriten lirshëm.

Vitamina E ka veti të forta të mbajtjes së flokëve të kondicionuara. Duke përdorur vitaminë E rregullisht, ju mund të eliminoni thatësinë, duke rezultuar në flokë të fortë dhe të butë.

Në ditët e sotme, vitamina E mund të gjendet në shumë shampo dhe produkte të tjera të kujdesit të flokëve.

Krahas përfitimit në flokë, vitamina E ndihmon edhe në normalizimin e niveleve të pH-së, si dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Ushqimet të cilat janë të pasura me këtë vitaminë janë bajamet, avokadot, kivi dhe vaji i embrionit të grurit.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu