SHBA pritet të shpallë Vëllazërinë Myslimane si organizatë terroriste

In Bota, Lajme

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është duke punuar për të shpallur Vëllazërinë Myslimane si organizatë të huaj terroriste, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Një vendimi tillë do të përballë me sanksione ekonomike si dhe ato të udhëtimit lëvizjen islamiste më të vjetër të Egjiptit, e cila ka më shumë se 1 milion pjesëtarë në Lindje të Mesme.

Një lajm i tillë vjen pas një vizite që ka zhvilluar presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajit prill.

Mediat amerikane kanë thënë se Sisi i ka kërkuar presidentit Trump që të marrë një hap të tillë.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka konfirmuar se administrata është duke shtyrë përpara idenë e një shpalljeje të tillë.

“Presidenti është konsultuar me ekipin e tij për siguri kombëtare si dhe me liderët në rajon që ndajnë shqetësimin e njëjtë, andaj procesi i shpalljes është në rrugë e sipër”, ka thënë ajo.

Egjipti tashmë përshkruan pjesëtarët e Vllazërisë Myslimane si terroristë. Sisi ka larguar nga pushteti ish-presidentin, Mohammed Morsi më 2013, ish-liderin e kësaj Lëvizjeje.

Agjencia e lajmeve, Reuters ka thënë se kjo Lëvizje ka deklaruar përmes një shkrese në faqen e saj online se do të mbetet e përkushtuar për punë, pavarësisht vendimit të Shtëpisë së Bardhë.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu