Thaçi: Së bashku me qytetarët e Kosovës do ta bëjmë Bashkimin Kombëtar

In Kosova, Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nëse vazhdojnë vonesat dhe padrejtësitë që po i bëhen Kosovës nga Bashkimi Evropian (BE), atëherë duhet të ndërmerren hapa të tjerë, si bashkimi kombëtar, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi në Debat Plus ka BE po bën padrejtësi ndaj Kosovës, duke marrë parasysh vonesën e liberalizimit të vizave, gjë që ai thotë se çon në idenë e bashkimit me Shqipërinë.

“Idenë për Bashkimin e Luginës me Kosovën, do të vazhdoj ta prezantoj. Në anën tjetër, vonesat dhe padrejtësitë që po i bëhen Kosovës nga Bashkimi Evropian, po na shtyejnë të marrim hapa konkret për një angazhim institucional dhe të qytetarëve. Atëherë do të shkojmë drejt një formule të bashkimit kombëtar, duke përfshirë këtu edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcit”, ka thënë Thaçi.

Tutje, presidenti ka shtuar se deklaratat e tij, nuk janë kërcënim ndaj BE’së, por se Kosova meriton lëvzijen e lirë, pasi që edhe populli i saj janë evropianë.

“Nuk e kërcënoj Bashkimin Evropian, kush jemi ne të kërcënojmë. Mirëpo BE po bën padrejtësi, Kosova meriton lëvizjen e lirë, sepse edhe ne jemi evropian”, përfundoi ai.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu