Xavi Hernandez me një vendim befasues

In Futboll, Sport

Xavi Hernandez ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesionist.

Ish-legjenda e Barcelonës së fundmi fitoi trofeun e kampionatit në Katar me Al Saddin, e që duket të jetë sezoni i tij i fundit në fushën e gjelbërt.

”Ky do të jetë sezoni im i fundit,. Tani po studioj për t’u bërë trajner”, deklaroi spanjolli, përcjell lajmi.net.

”Dua të vazhdoj të jem në fushë në një mënyrë tjetër, dhe ndihem më i motivuar nga përgatitja e seancave stërvitore se sa të luaj”.

Spanjolli gëzon një karrierë me plotë trofe pasi përveç titullit kampion me Al Sadd, ai ka fituar katër Liga të Kampionëve, tetë La Liga, tri Kupa të Mbretit, gjashtë Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të Evropës dhe dy Botërore për Klube me Barcelonën, pa llogaritur Botërorin dhe dy herë Evropianin me Spanjën.

Xavi do të pensionohet në moshën 39-vjeçare.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu