PDK nesër zgjedh kryetarin, a do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli?

Partia Demokratike e Kosovës nesër mban Konventën e nëntë zgjedhore me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe strukturat tjera, transmeton Gazeta Metro.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë”, thuhet në njoftim.

Konventa mbahet pas procesit zgjedhor brenda nëndegëve dhe degëve të kësaj partie. Askush nga PDK nuk është deklaruar se do të kandidojë kundër Kadri Veselit, i cili është paraqitur si kandidati i vetëm për të rimarrë kreun e partisë.

Që nga themelimi i saj, PDK ka pasur vetëm dy kryetarë, në fillim Hashim Thacin e tash Veselin, ndërsa të dy kanë fituar gjithmonë pa pasur kundërshtar.

Exit mobile version