Njëri nga njerëzit kryesor të Qeverisë së Kosovës në ekzil ishte edhe kryetari i tanishëm i LDK’së, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Metro.
Mustafa kontrollonte fondin e 3% atë kohë, ai gjatë vitit 2017 kur kishte deklaruar pasurinë e tij në AKK, kishte thënë se ka mbi 500 mijë euro pasuri vetëm për shtëpi dhe tokë, derisa deklaroi afro 40 mijë euro aksione në “Riinvest.
Ndërsa paratë e gatshme Mustafa i mban në dy banka në BpB (2,413.11 euro) dhe në ProCredit Bank (63,075.27 euro).
Kryeministri për punën e tij në Qeveri, për një vit ka marrë 16,944.00 euro. Si dhe të hyra vjetore të tjera nga puna si profesor dhe mëditjet në Qeveri.
Mustafa i cili ishte pjesë e njerëzve kryesor të fondit “3%” që dyshohet se u keqpërdoren, tani ka pasuri milionëshe.