Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

In Kosova, Lajme

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot në Konventën zgjedhore të kësaj partie, transmeton Gazeta Metro.

I pari i PDK-së në hapje të Konventës së Nëntë Zgjedhore ka thënë se PDK është gjithmonë e përgatitur, e reformuar e me energji të reja për t’i shërbyer qytetarëve dhe për ta forcuar Republikën e Kosovës.

“Sot Partia Demokratike e Kosovës është më e madhe, më e fuqishme, më e konsoliduar, më e gatshme për të marrë mbi vete rolin që i takon, rolin e partisë që u prinë ndryshimeve dhe zhvillimit të vendit. Sot Partia Demokratike e Kosovës bën diferencën me gjithë të tjerët. Sot PDK me punën tuaj dëshmon se është parti e qytetarëve, nga qytetarët dhe për qytetarët. Ky është ligji suprem i partisë tonë. Është shpirti i platformës për Dekadën e Re. Është kuptimi i vetëm për të cilin ekziston Partia Demokratike e Kosovës”, tha ai para qindra delegatëve të Konventës zgjedhore, raporton Koha.

Ndërkaq pas zgjedhjes, Veseli ka falënderuar delegatët, derisa ka deklaruar se askush nuk do t’i ndalë në rrugëtimin e tyre për të dërguar në vend amanetin e atyre që dhanë jetën për liri.

“Ky është moment nderi jo vetëm për mua por për krejt Kosovën. Ky vend ka paguar shumë për të ardhur deri këtu dhe ne nuk do të lejojmë që të ketë dilema se a do ta fitojmë lirinë, zhvillimin, perspektivën dhe të ardhmen tonë. Askush nuk do të na ndalojë e as të na pengojë që të ecim përpara. Do të punojmë bashkërisht, dhe ju jap fjalën që do ta çojmë amanetin e atyre që dhanë jetën për liri. Kjo do të jetë politika dhe misioni jonë. Kjo që po ndodh sot në PDK është shembull edhe për opozitën se si duhet të punohet”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Kadri Veseli ishte zgjedhur kryetar i PDK-së në maj të 2016-ës, në Konventën e tetë zgjedhore në të cilën ishte po ashtu kandidat i vetëm për kryetar.

Zgjedhja e Veselit kishte ardhur pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kreut të PDK-së pasi ky i fundit ishte zgjedhur president. Thaçi është themelues i PDK-së dhe ishte kryetar i saj që nga themelimi.

Join Our Newsletter!

Love Daynight? We love to tell you about our new stuff. Subscribe to newsletter!

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu