David L. Philips: Serbia ka nevojë ta njohë Kosovën

In Lajme

Profesori David L. Philips deklaroi sot se kur bëhet fjalë për idenë e shkëmbimit të territorit, qëndrimi i SHBA-ve është “i paqartë” nga ai i Bashkimit Evropian.

Drejtori i Programit për Paqe dhe të Drejtat në Institutin për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kolumbisë, i cili është autori i tekstit “Negociatat sekrete do të tradhtojnë Kosovën”, tha për portalin Demostat, se disa individë në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA mbështesin ndarjen e Kosovës, derisa të tjerët, duke përfshirë anëtarët e Kongresit, kundërshtojnë korrigjimin e kufirit.

Philips argumenton se ideja e shkëmbimit të territorit është e keqe, ndër të tjera, pasi nuk nënkupton anëtarësimin automatik të Kosovës në OKB dhe thotë se një plan i tillë nuk do të merrte mbështetjen e Parlamentit të Serbisë.

“Serbia thjesht ka nevojë ta njohë Kosovën brenda kufijve ekzistues. Taksat do të hiqen dhe rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE do të përshpejtohet, pasi ajo do të përmbushë kriteret në Kapitullin 35”, tha ai.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu