Probleme edhe në LDK’në e Vranjevcit, anulohet kuvendi zgjedhor

In Kosova, Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka tentuar t’i mbajë zgjedhjet në nëndegën e tretë të saj, në Kodër të Trimave – Vranjevc.

Ky kuvend zgjedhor është tentuar të organizohet në mënyrë të fshehtë.

Kështu ka deklaruar Kushtrim Vitia, kandidat për kryetar të kësaj nëndege.

“Ne kemi shkuar si banorë, lagjja më ka caktuar mua si kundërkandidatë dhe në momentin që ata e kanë parë që ne jemi shumicë, kanë marrë vendim të ndërpritet ky kuvend me arsyetimin se nuk ka organizim të mirë”, ka thënë Vitia për Insajderin.

Kundërkandidati i tij ishte Ramë Rama, i cili sipas Vitisë, për arsye që nuk i ka votat e mjaftueshme për marrjen e detyrës, ka bërë trysni që mbledhja të shtyhet për një herë tjetër.

“Ata(përkrahësit e Ramë Ramës) u kanë bërë ftesa vetëm njerëzve të vet, që i kanë pasur votues të sigurt”, ka thënë kundërkandidati Kushtrim Vitia.

Vitia ka thënë se Ramë Rama nuk është banorë i kësaj lagjeje dhe se organizimi i fshehtë i zgjedhjes së kryetarit të nëndegës është jashtëligjor dhe jashtë çdo rregulloreje të partisë.

Në disa videoxhirime shihen e dëgjohen teksa diskutojnë për shtyrjen e mbledhjes.

“Përgatituni mirë, një herë tjetër mas bajrami shyqyr Zotit gja për ngut nuk e kemi”, dëgjohet teksa thotë një nga organizatorët në këtë nëndegë.

Në komisionin e këtij kuvendi nga LDK ishte pjesëmarrës Halim Halimi, Qamil Fejzullahu dhe Shefqet Osmani.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu