30 ditë paraburgim për dy hakerët kosovarë që kryen vjedhje kibernetike në SHBA

In Kosova, Lajme

Prokuroria e Shtetit ua ka caktuar masën e paraburgim prej 30 ditësh dy hakerëve nga Kosova, të cilët po akuzohen edhe nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Liridon Musliu dhe Besart Hoxha, u arrestuan më 6 shkurt nga Policia e Kosovës, pasi që ishin kërkuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Dy qytetarët e Kosovës janë në mesin e 36 personave ndaj të cilëve Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza për përfshirje në skema të mashtrimeve kibernetike dhe vjedhjeje përmes identitetit.

Nga ky krim kibernetik, është vlerësuar se janë shkaktuar dëme që kalojnë vlerën prej 530 milionë dollarëve amerikanë humbje për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare.

You may also read!

Fatmir Sejdiu synon të vijë sërish në krye të LDK-së

Ish presidenti i vendit, njëherësh edhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, pretendon rikthimin e tij në krye të

Read More...

“WhatsApp” vendos kufizime për shpërndarjen e mesazheve

“WhatsApp”-i po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, e

Read More...

Ronaldo gabon nga penalltia, Juventus bën detyrën ndaj Chievos

Juventus ka marrë fitore të lehtë ndaj Chievos me rezultatin 3-0 në “Allianz Stadium”.  Ndeshja zhbllokohet në minutëne 13′ me golin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu