A keni probleme me veshkë? Provoni t’i përdorni këto produkte për dy javë

In Shendeti

Veshkat janë një ndër organet më të rëndësishme për funksionimin normal të organizmit. Këto organe bëjnë filtrimin e gjakut nga disa toksina, dhe prodhojnë hormone të nevojshme për kontrollimin e shtypjes së gjakut.

Sëmundjet e veshkave prekin përafërsisht 10% të njerëzve nëpër botë dhe shkaktohen si pasojë e shtypjes së lartë të gjakut, sasisë së lartë të glukozës në gjak, dhe faktorëve të tjerë siç janë obeziteti, konsumimi i duhanit dhe mosha – shkruan Foodprevent.

Dieta e cila duhet të mbahet nga personat që vuajnë nga sëmundjet e veshkave varet nga stadi i sëmundjes. Nëse keni histori të çrregullimeve të veshkave që ka prekur edhe familjarët tuaj, atëherë mënyra e duhur për ta shmangur këtë sëmundje është konsumimi i një diete të shëndetshme ushqimore, mirëpo nëse sëmundja ka evoluar atëherë duhet të bëhet transplantimi i veshkës apo aplikimi i dializës.

Disa nga ushqimet të cilat duhet t’i përdorin personat me sëmundje të veshkave janë ushqimet që përmbajnë sa më pas fosfor, kalium dhe natrium.

Disa nga këto produkte që duhet t’i përdorni kur keni probleme të lidhura me veshkë janë:

Lulelakra – është një ushqim i mbushur me vitaminë C, K dhe disa kombinime të vitaminës B. Gjithashtu lulelakra ka disa përbërës të cilët ndihmojnë në funksionimin më të mirë të sistemit të tretjes.

Peshku – rekomandohet për pacientët me sëmundje të veshkave sepse është shumë i pasur me proteina që përmbajnë omega -3. Disa lloje të peshkut siç është levreku, përmbajnë vetëm 85 gram të fosforit, kaliumit dhe natriumit.

Rrushi – përmban një sasi të lartë të vitaminës C dhe antioksidantëve të tjerë të cilët kanë rol anti-inflamatorë duke mbrojtur veshkat nga inflamacioni.

Vezët – janë të pasura me proteinë dhe kanë një sasi të vogël të fosforit. Vezët rekomandohen sidomos për personat të cilët bëjnë dializë.

Hudhra – njihet për efektet e saj të shumta për shëndetin e njeriut. Ka sasi të lartë të vitaminës C, B6, dhe shumë agjentë tjerë anti-inflamatorë.

Vaji i ullirit – përmban acide yndyrore të nevojshme për organizmin. Një lloj acid i cili gjendet ne vajin e ullirit është acidi oleik, dhe ka veti anti-inflamatore, gjithashtu ka një sasi të reduktuar të fosforit.

Në përgjithësi një dietë e përshkruar edhe nga mjeku juaj, por që nuk përmban sasi të lartë të fosforit, natriumit dhe kaliumit do të ndihmojë në parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve të lidhura me veshkat.

You may also read!

Georgina në veshje sportive duket shumë seksi

Modelja e njohur spanjolle, Georgina Rodriguez pa dyshim është ndër femrat më seksi. Femrat ia kanë lakmi formave të

Read More...

Vuçiq i quan provokime aksionet e Policisë për të mbyllur lojërat e fatit në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i sheh si provokime, aksionet e Policisë së Kosovës në veri, për të

Read More...

Vazhdojnë protestat në Francë, policia dhe ushtria e “blindojnë” Parisin

Mijëra protestues janë duke marrë pjesë në protestat e radhës në Francë kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron. Autoritetet

Read More...

Mobile Sliding Menu