Aktori i mirënjohur serb: Serbia duhet ta njohë Kosovën

In Lajme, Rajoni

Aktori i mirënjohur serb, Predrag Miki Manojlloviq, ka deklaruar për Deutsche Welle në gjuhën serbe se nuk do të hidhërohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën. “Unë nuk do të hidhërohesha nëse Serbia e njeh Kosovën. Mendoj se me të gjitha gabimet që janë bërë në 110 vjetët e fundit nga ana serbe ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas, me të gjitha dobësitë e shqiptarëve e serbëve, politika e dhunës asnjëherë nuk sjell askund. Kjo edhe u dëshmua. Kjo që po ndodhë sot nuk ka fund. Është një tregim i pafund”, ka thënë Manojlloviq. Ai thotë se duhet gjetur ndonjë zgjidhje për këtë çështje, ndonëse thekson se një e tillë nuk është në horizont aktualisht. “Është vështirë. Nuk guxojmë të harrojmë se shteti serb është themeluar atje. Ne paguajmë edhe sot kur në luftërat ballkanike ushtria serbe shkoi deri në Durrës dhe atje kreu krime, e më pas sulmet shqiptare ndaj ushtrisë serbe në përfundim të Luftës së Parë Botërore, etj., etj. Dhe them se këtu e kemi problemin e pulës dhe vezës. Më pas dhuna e Rankoviqit. Asgjë nuk zgjidhet me dhunë. Dhe për këtë arsye kemi ardhur këtu ku jemi”, tha ai. Manojlloviq tha se aktorët dhe artistët në përgjithësi janë të përfshirë në politikë, ndërsa kritikon opozitën duke thënë se nuk kanë program dhe se protesta e tyre është e kotë. Kujtojmë se aktori Manojlloviq, më 2015 kishte qenë në Prishtinë në kuadër të shfaqjes së përbashkët serbo-shqiptare “Romeo dhe Xhuljeta”, nga Uilliam Shekspiri, që për regjisor kishte pikërisht Mikin, shfaqje kjo e prodhuar nga “Radionica Integracija” (Beograd) dhe “Qendra Multimedia” (Prishtinë).

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu