Alternativa: Qeveria ka dështuar të reformojë arsimin

In Kosova, Lajme

Partia opozitare, Alternativa ka drejtuar kritika ndaj sistemit të arsimit në Kosovë, duke konsideruar se qeveria ka dështuar të reformojë sistemin arsimor, ndërsa akuza të rënda i janë bërë ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi ku u tha se ai e ka fokus vetëm klientelizimin partiak dhe emërimin e njerëzve të pakualifikuar dhe pa përvojë, e jo arsimin.

Anëtarja e kryesisë së Alternativës, Diana Qarkagjija përmes një konference për media u shpreh se ka ngecje të mëdha në zhvillimin e arsimit.Duke përmendur premtimet e parealizuara të ministrit të Arsimit, Qarkagjija tha se ai ka humbur fokusin e punës, pasi siç thotë primat i ka punësimet partiake.

“Kjo qeveri ka dështuar të reformoj pjesën e arsimit pjesën më vitale të shoqërisë tonë Të gjitha premtimet deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër përderisa s’ka më të voglin angazhim të cilin ministri është duke vënë në funksion të profesionalizimit dhe zhvillimit profesional dhe llogaridhënies në arsim.

Mosnjohja e proceseve arsimore nga ana e ministrit ka sjellë dështimin të implementimit të mirëfilltë të planeve strategjike të arsimit. Gjë që ndikon në pjesën negative të uljen e cilësisë në arsim. Viteve të fundit nuk kishim ndonjë ministër që do të kishte dijen, vullnetin dhe guximin për të bërë hapa konkret në drejtim të ngritjes së cilësisë. Fokusin e vetëm si çdo ministër, dhe ky e ka në pjesën klienteliste, ku fokus kryesor ka emërimet politike, anëtarëve të partisë.

Pastaj punësimet janë të një natyre tjerë. Në kohën e fundit janë të dizajnuar a ekskluzivisht konkurse që paraprakisht i përshtaten kualifikimeve të kandidatëve dhe me pas domosdoshmërish ata militantë fitojnë vende të punës”, tha ajo.Anëtarja e kryesisë së Alternativës, Qarkagjia, përmendi edhe disa nga vendimet e ministrit të Arsimit, të cilat siç tha, kanë qenë vendime të pamatura dhe të ndikuara nga politika.Sipas saj, vendim i pamatur ka qenë edhe ai për plotësimin e orëve të humbura gjatë kohës së grevës së mësimdhënësve.

“Gjatë këtij mandati kemi parë edhe marrjen e vendimeve të ndryshme që kanë qenë të pamatura dhe shpesh të ndikuara politikisht. Një prej tyre ka qenë shkarkimi i Këshillit të Agjencisë së Akreditimit që e përjashtoj Kosovën nga EQAR dhe kjo është një prej sfidave më të mëdha që studentët tanë brenda Kosovës sot e kanë të pamundur për të dal për studime jashtë vendit. Pastaj vendimi i nëntorit të vitit 2018 për ndalimin e telefonave në shkolla…rasti fundit gjatë këtyre tre muajve të fundit është rasti i cili ka kaluar në një gjë më serioze, vendimi për plotësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Konsiderojmë se MASHT ka nxituar duke mos u bazuar fare në Ligjin për Greva dhe duke mos dhënë një afat të caktuar…Ky është një maltretim i opinionit publik që lidhet më kompensimin ose jo kompensimin e orëve, pa pritur vendimin e gjykatës”, u shpreh anëtarja e kryesisë së Alternativës, Diana Qarkaxhija.Mes tjerash kjo parti politike, rekomandoi që të ketë depolitizim të sistemit të arsimit në nivel vendi, dhe iu bë thirrje SBASHK-ut dhe MASHT-it që të mos i përdorin fëmijët për beteja të tyre politike.

You may also read!

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Mobile Sliding Menu