Askush nuk merr përgjegjësi që Universitetit të Prishtinës iu suspenduan disa programe

In Kosova, Lajme

Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Kosovës në fillim të vitit, nuk i ka akredituar dhjetëra programe studimi në institucionet publike. Universitetet që kanë pësuar më së shumti është ai i Pejës “Haxhi Zeka”, dhe ai i Gjakovës “Fehmi Agani”, të cilëve u është akredituar vetëm një program. Përveç universiteteve të lartpërmendura edhe Universitetit të Prishtinës i janë suspenduar shumë drejtime, ndër to edhe Gazetaria, Shkencat Politike e Psikologjia.

Ndonëse ky është një nga dështimet më të mëdha të Universitetit të Prishtinës që nga themelimi i tij, megjithatë askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësi. Madje, nga UP përpos që askush nuk ka dhënë llogari, pra asnjë dorëheqje, drejtuesit e universiteteve publike kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të Akreditimit, si dhe ministrin e Arsimit.

Rreth kësaj çështjeje ka folur për Gazeta Blic, kryetari i komisionit parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi. Ai, tha që kanë kërkuar nga rektorët dhe Këshilli për Cilësi që të bëhen bashkë dhe t’i ballafaqojnë faktet.

“Këto janë çështje që rregullohen bazuar në kritere, ligj dhe udhëzime administrative. Agjencioni për Akreditim është organ i pavarur dhe ata duhet vepruar bazuar në ligj, dhe nëse veprojnë bazuar në ligj, mendoj që ndërhyrjet janë të tepërta. Ne si komision kemi takuar edhe rektorët edhe Këshillin për Cilësi dhe i kemi dëgjuar dy palët, kemi kërkuar nga ata që të bëhen bashkë dhe t’i ballafaqojnë faktet”, ka thënë Kurteshi për Gazeta Blic

Mes tjerash, Kurteshi tha se nëse Agjencia për Akreditim ka shkelur udhëzimet administrative, atëherë përgjegjësia bie mbi ta. Gjithashtu, ai shtoi se rektorët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për ankesë.

“Nëse Agjencioni ka punuar bazuar në udhëzimet që ka, atëherë ndërhyrjet janë të tepërta, por nëse ata e kanë shkelur këtë udhëzim, përgjegjësia bie mbi ta. Por, kjo duhet të vërtetohet në një komision për ankesa që rektorët duhet ta shfrytëzojnë. Universitet duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të ankohen edhe t’i ballafaqojnë argumentet”, tha ai.

Kurse, në njoftimin e lëshuar nga Agjencia e Akreditimit rreth pezullimit të këtyre programeve, thuhet se arsyeja pse nuk janë akredituar këto drejtime është për shkak se ato nuk  kanë arritur t’i përmbushin kriteret e përcaktuara me Udhëzimin Administrativ Nr. 15/2018.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu