Ballkani – projektet ekspansioniste serbe, greke dhe bullgare

In op/ed

Xhelal Zejneli

Që nga Kongresi i Berlinit (1878) e këndej, Serbia, Greqia dhe Bullgaria kishin synime hegjemoniste dhe ekspansioniste. Serbia synonte të realizojë Naçertanien (Projektin) e ministrit serb të Punëve të Brendshme – Ilija Garashanin (1812-1874). Në të ishin vënë bazat e politikës serbomadhe. Qëllimi ishte rimëkëmbja e perandorisë mesjetare të Car Dushanit (Stefan Dushani, rreth 1308-1355). Kufijtë e Serbisë së re duhet të zgjerohen në të gjitha rajonet ku jetojnë serbët dhe këta kufij, sipas reformatorit gjuhësor serb Vuk S. Karaxhiqit (1787-1864), janë kufijtë e gjuhës serbe. Me fjalë të tjera, aty ku flitet serbishtja, aty është Serbi. Ky bëri përkufizimin e ri gjuhësor të serbizimit. Sipas tij, maqedonasit e Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit dhe të Tetovës flasin serbisht. Më 1852, shtypi i Beogradit shkruante se në Shkup dhe rrethinë, flitet serbishtja e pastër. Sikundër shihet, uniteti fetar nuk ishte më mjet i mjaftueshëm për ta zbatuar serbizimin, ndaj u plotësua me teoritë linguistike. Sipas serbëve, malazeztë, myslimanët e Bosnjës dhe kroatët flasin serbisht dhe bazuar në teoritë linguistike të përcaktimit të kombësisë, ata janë serbë me tre besime: malazeztë janë serbë të besimit ortodoks, myslimanët e Bosnjës janë serbë të fesë islame, ndërsa kroatët janë serbë të fesë katolike. Teoritë e tilla – linguistike – të përkufizimit të kombësisë, ishin mjet i parapëlqyer edhe i bullgarëve.

Nga fundi i shekullit XVIII, qarqet shoviniste greke hartuan platformë politike që synonte krijimin e një shteti të madh grek në kufijtë e perandorisë Bizantine, ku do të përfshiheshin edhe troje të banuara me popullsi të tjera ballkanike (shqiptarë, sllavo-maqedonas, bullgarë etj.). Megali idea (Ideja e madhe) u ngrit në shkallën e një platforme politike shtetërore, kur kryeministri grek Jan Koleti (Ioannis Koletis) e shpalli atë në Asamblenë Kombëtare të Greqisë (1944), si themel të ekzistencës politike të Greqisë. Në fillim të shekullit XX shovinistët grekë u orvatën ta realizonin Megali idenë në Shqipëri, duke shpallur pretendimet e tyre mbi të ashtuquajturin Vorio-Epir, d.m.th. synimet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, duke përfshirë edhe krahinat e Korçës dhe të Gjirokastrës, madje të shtriheshin deri te lumi Shkumbin.

Bullgari të madhe synonin edhe bullgarët. Këtë donin ta realizonin nëpërmjet Traktatit të Shën-Stefanit të nënshkruar më 3 mars 1878 në Shën-Stefan (lagje e jashtme e Stambollit) midis Turqisë dhe Rusisë, pas luftës ruso-turke të viteve 1877-1878. Me këtë  traktat famëkeq për kombin shqiptar, pjesë të gjera të trojeve shqiptare iu dhanë Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Populli shqiptar i kundërshtoi me forcë vendimet e traktatit të sipërthënë, gjë që çoi në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10.06.1878).

Në kohën kur serbët, grekët dhe bullgarët i hartonin projektet e tyre kombëtare për të krijuar shtete të mëdha, shqiptarët që ishin nën sundimin e egër të Perandorisë Osmane dhe në shërbim të saj, hartuan një abetare prej tetë faqesh (Ëvetari, 1844 i Naum Veqilharxhit).

Ëndrrat serbe, greke dhe bullgare për të krijuar shtete të mëdha, e shndërruan Ballkanin në fuçi baruti.

You may also read!

Lajm i rënd në Vushtrri

Në njërin nga lokalet gjatë kohës së ndaljes së energjisë elektrike, duke e ndezur gjeneratorin njëri nga punëtorët e

Read More...

Putin nuk bën punë, serbët lëshohen në Beograd kundër Vuçiç

Mijëra veta parakaluan rrugëve të Beogradit në protestat kundër, siç thuhet, sundimit autokratik të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Read More...

Ndihmon të gjithë, por cila është paga që merr Halil Kastrati

Humanisti, Halil Kastrati ka treguar se a paguhet në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, me të cilën ai i ndihmon

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu