BE-ja, gjysmë viti bllokadë vizave

In Kosova, Lajme

Kosova nuk do të jetë në agjendë të ministrave të BE-së deri pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të planifikuara për muajin maj të këtij viti.

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën në korrik të vitit 2018 dhe pas votimit në Parlamentin Evropian dy muaj më vonë,  institucionet e Bashkimit Evropian nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për gjashtë muaj drejt vendimit final për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Procesi është bllokuar në kuadër të trialogut (Parlament Evropian, Këshill Evropian dhe Komision Evropian) për finalizimin e vendimit për vizat, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Për të lëvizur lirshëm në Zonën Schengen kosovarët duhet të presin edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili këtë çështje ende nuk e ka në rend të ditës.

Vlerësohet se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të jetë në agjendë të ministrave të BE-së deri pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të planifikuara për muajin maj të këtij viti.


You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu