Bërnabiq: Heqja e taksave “minimumi i minimumit” për vazhdimin e dialogut

In Lajme

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar në Beograd se heqja e taksave të Kosovës ndaj prodhimeve të Serbisë është “minimumi i minimumit” për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe se nuk pret shumë nga takimi i ardhshëm në Berlin.

“Nuk pres shumë nga takimi në Berlin, ne jemi ftuar, do të dëgjojmë çfarë kanë për të na thënë”, ka thënë Bërnabiq sot në Beograd.

Në takimin e Berlinit më 29 prill do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të BE, ndërsa Kosovën dhe Serbinë do t’i përfaqësojnë presidentët dhe kryeministrat.

Bërnabiq ka thënë se nuk mendon se në atë takim do të prezantohet për Serbinë ndonjë zgjedhje e gatshme dhe nuk mendon se një ambicie e tillë ekziston.

Ajo ka pretenduar se tentimet eventuale që të ndryshohet formati i negociatave në mes të Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që Serbia të detyrohet të ulet në tryezën e bisedimeve pa heqjen e taksave kosovare, do të jenë të pasuksesshme.

Kryemnistrja e Serbisë ka vlerësuar se Kosova nuk do kompromis dhe ka shtuar se këtë e ka treguar me miratimin e Platformës, e cila, siç ka thënë ajo, “është e drejtuar kundër dialogut”.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu