BERZH i jep Bosnjës dhe Hercegovinës 46 milionë euro kredi për të zëvendësuar fabrikën e qymyrit

In Bota, Ekonomi

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka siguruar një paketë financimi 46 milionë euro për të zëvendësuar fabrikën me ndotje shumë të lartë të qymyrit, në qytetin qendror boshnjak të Zenicës me një fabrikë me gaz.

Fabrika e re me gaz, Toplana Zenica, do të furnizojë me energji dhe ngrohje Zenicën dhe punëdhënësin e saj më të madh, fabrikën e çelikut Arcelor Mittal.

Fabrika e vjetër e çelikut, e cila gjeneron gjysmën e energjisë së saj nga lënda djegëse e qymyrgurit është njëkohësisht edhe një prej burimeve që shkakton nivelin më të lartë të ndotjes në qytetin e katërt më të madh të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Arcelor Mittal do të krijojë një ndërmarrje të përbashkët me qytetin e Zenicës dhe dy kompani finlandeze, KPA Unicon dhe Finnfund, për të zbatuar projektin që synon sigurimin e prodhimit të energjisë më të gjelbër dhe me kosto më efikase. BERZH do të sigurojë një kredi 28 milionë euro për këtë projekt, ndërsa banka Intesa Sanpaolo një kredi me vlerë 23 milionë euro.

Grupet ambientaliste u kanë kërkuar politikanëve të Bashkimit Evropian të kenë një qëndrim më të ashpër në drejtim të ndotjes së ajrit nga fabrikat e qymyrit në Ballkanin Perëndimor, duke fajësuar nivelin e lartë të ndotjeve si shkaktarin kryesor të 3,900 vdekjeve në Evropë dhe shpenzimet shëndetësore deri në 11.5 miliardë euro në vit.

Në fillim të javës së kaluar, Bashkimi Evropian kritikoi autoritetet e Bosnjës që miratuan një kredi kineze për ndërtimin e një fabrike të re prej qymyri në Tuzla. /Telegrafi/

You may also read!

Bajram Dërmaku zgjidhet kryetar i PDK-së në Kamenicë

Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Kamenicës, ku me vota të

Read More...

Vidhet xhamia, hoxha ndalon hajnin nga Shqipëria

Po hy në xhami, por jo për tu falur. Ky i ri nga Shqipëria, siç shihet nga pamjet e

Read More...

Ministri i jashtëm turk: E kuptojmë shqetësimin e NATO-s për sistemin S-400

Turqia e kupton shqetësimin e NATO-s për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Ankarasë,

Read More...

Mobile Sliding Menu