Bytyqi kërkon buxhet për mësim tërëditor në 29 shkolla të Kosovës

In Kosova, Lajme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se sot ka marr pjesë në takimin e Komisionit të Granteve, ku u shqyrtua propozimi për financimin e komunave për vitin 2020.

Në një postim në Facebook, Bytyqi ka shkruar se duke pasur parasysh pagesën e pagave jubilare të cilat realizohen përmes proceseve gjyqësore, ka kërkuar që kostoja për pagat jubilare të përfshihet në gratin specifik të arsimit.

Ai ka theksuar se ka kërkuar edhe buxhet për pagat për mësimdhënësit e gjuhës së dytë obligative, pagat e zëvendësdrejtorëve për bashkëpunim me ndërmarrje për Shkollat e Mesme Profesionale, si dhe pagat e këshilltarëve të karrierës, me të cilët synohet orientimi dhe përgatitja e nxënësve për orientimin në karrierë janë përfshirë në politikat e reja të Ministrisë së Arsimit, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i Bytyqit:

Sot mora pjesë në takimin e Komisionit të Granteve, ku u bë shqyrtimi i propozimit të granteve qeveritare për financimin e komunave për vitin 2020, ku dhe kam paraqitur politikat e reja arsimore, për të cilat edhe kam kërkuar ndarje të buxhetit për realizimin e këtyre politikave.

Duke shprehur shqetësimin sa i përket mungesës së legjislacionit në fuqi, për rregullimin e çështjes së pensionit invalidor për personelin edukativo-arsimor, kam kërkuar ndarje buxhetore për dhënien e shtatëdhjetë për qind të pagës bazë për mësimdhënësit me gjendje të rëndë shëndetësore, numri i të cilëve është mbi 300 dhe lirimin nga mësimdhënia aktive dhe në të njëjtën kohë angazhimin e mësimdhënësve të rinj në vendet përkatëse të punës.

Përveç planifikimit konform legjislacionit, kemi planifikuar edhe një varg politikash të reja, të cilat lidhen direkt me përmirësimin e gjendjes në arsim dhe ngritjen e cilësisë, e që janë kërkesa për 100 asistentë shtesë për fëmijët me nevoja të veçanta, buxhet shtesë për realizimin e praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional dhe shtim buxheti për pagesën e orës së kujdestarisë.

Duke pasur parasysh pagesën e pagave jubilare të cilat realizohen përmes proceseve gjyqësore, sot në Komision kam kërkuar që kostoja për pagat jubilare të përfshihet në gratin specifik të arsimit. Po ashtu, edhe buxhet për pagat për mësimdhënësit e gjuhës së dytë obligative, pagat e zëvendësdrejtorëve për bashkëpunim me ndërmarrje për Shkollat e Mesme Profesionale, si dhe pagat e këshilltarëve të karrierës, me të cilët synohet orientimi dhe përgatitja e nxënësve për orientimin në karrierë janë përfshirë në politikat e reja të Ministrisë së Arsimit.

Në fund të takimit, kam kërkuar ndarje të buxhetit për komuna, në funksion të rritjes së përfshirjes së fëmijëve edhe me pesë për qind të grup moshave 6 muaj deri në 5 vjeç dhe për fillimin e pilotimit të mësimit tërëditor në 29 shkolla në nivel vendi.

Duke pasur në konsideratë të plotë kërkesat dhe nevojat e shumta të komunave, në secilin segment dhe mundësitë buxhetore të shtetit dhe për faktin që arsimi është i të gjithëve, kam kërkuar që në vijimësi të takimeve që kanë të bëjnë me planifikime buxhetore, të gjejnë mbështetje të plotë të gjitha këto politika të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

You may also read!

Thaçi: Rama ishte brilant në Berlin, Haradinaj i paedukatë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk resht së falënderuari dhe së thururi elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pasi

Read More...

Tahiri: Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme për krijimin e Tribunalit është Kadri Veseli

Albin Kurtit nuk i pengon ideja e Tribunalit, por pse kjo ide është e Kadri Veselit. Kështu ka shkruar

Read More...

Politikani serb: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Cedomir Jovanovic, shtoi edhe se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju

Read More...

Mobile Sliding Menu