Çfarë ka ndodhur më 1 dhjetor?

In Jetë/Stil

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur me 1 dhjetor:

 

1083 – Lindi Anna Komnena, historiane bizantine, bija e perandorit Aleks Comnenus dhe e Irena Dukas. Ana komplotoi që i vëllai të mos e merrte fronin; por u zbulua dhe së bashku me të ëmën mbyllen në manastir, ku Anna kaloi jetën e saj dhe shkroi historinë prej 8 vëllimesh e njohur si Aleksiada; përshkrim i kryqëzatës së parë nga këndvështrimi bizantin. Në libër, Ana tregon mbi pushtimin e Shqipërisë nga normanët dhe se si Robert Guiskard a Duka i Pulias, (rivali i babait të saj perandorit Aleks) rrethoi Durrësin në vitin 1081, fitoi, dhe u vu në ndjekje të perandorit. Anna Comnena e përshkruan ngjarjen me hollësi, duke përmendur disa toponime të asaj kohe si “KakePleurë (Ndroq), Charzanes (Erzen), Achrida (Ohri), Babagora (Krraba)”, etj. Anna Komnena vdiq më 1153.

Çfarë ka ndodhur më 1 dhjetor?

1622 – Vdiq Pjetër Budi, shkrimtar i letërsisë së hershme shqipe, autor librash fetarë në shqip. Lindi në Mat më 1566; u largua nga vendi i pashkollë; arsimin fetar e mori në kolegjin Illyricum në jug të Ankonës në Itali, pastaj shërbeu si prift në rajone të ndryshme të Ballkanit; Bosnie, Kosove, Maqedoni, Shqiperi; libri i tij më i njohur fetar është Doktrina e Krishterë. Budi është poeti i parë i mirëfilltë i letërsisë shqipe; ai shkroi rreth 3 mijë e 500 vargje me karakter moral e fetar.

1913 – Kreta, që kishte fituar autonominë nga Turqia, pas Luftës së Parë Ballkanike, aneksohet nga Greqia.

1918 – Shpallet Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (e njohur më vonë si Mbretëria e Jugosllavisë )

1934 – Në Bashkimin Sovjetik, anëtar i Byrosë Politike Sergei Kirov qëllohet për vdekje nga Leonid Nikolaev në selinë e Partisë Komuniste në Leningrad.

1955 – Lëvizja për të Drejtat Civile Amerikane: Në Montgomery, Alabama, rrobaqepësja Rosa Parks refuzon t’i lirojë vendin në autobus një të bardhi dhe arrestohet për shkelje të ligjeve të ndarjes racore të qytetit; ky incident çon në bojkotim autobusëve në Montgomery.

You may also read!

Hajnat i vjedhin 2 mijë euro në një Xhami

Rreth 2 mijë euro raportohet se janë vjedhur në brendi të objektit të Bashkësisë Islame në Gjilan. VIDEO Ankuesi

Read More...

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu