Çfarë ka ndodhur me 14 Shkurt, përgjatë historisë?

In Jetë/Stil

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 14 Shkurt, ndër vite:

496 – Papa Gelasius shpalli 14 shkurtin “ditën e Shën Valentinit”. Gelasius ishte papa i tretë dhe i fundit me prejardhje nga Afrika veriore (Lindja e Mesme). Edhe pse nuk është festë zyrtare fetare a shtetërore, kjo ditë vazhdon të respektohet nga shumë njerëz çdo vit më 14 shkurt; është quajtur Dita e dashurisë romantike për nder të një martiri të krishterë të shekullit V – dita e ka origjinën në Romën para-krishtërimit. Sipas legjendës, edhe 300 vjet pas vdekjes së Jezu Krishtit, perandorët romakë ende kërkonin që të gjithë të besonin në perënditë romake. Atëherë të krishterët përndiqeshin, dhe Valentini, prift i krishterë, ishte burgosur për predikimet e tij. Më 14 shkurt ai u ekzekutua me prerje koke, jo vetëm se ishte i krishterë, por edhe sepse kishte kryer “magji”, duke i kthyer shikimin vajzës së verbër të rojes së burgut Një natë para ekzekutimit, Valentini i shkroi vajzës një letër lamtumire duke nënshkruar “I yti, Valentin”. Një tjetër legjendë thotë se i njëjti prift, Valentini, u quajt i dashur nga të gjithë për letrat e shumta dashamirëse që mori kur ishte në burg. Një tjetër Valentin ishte një peshkop italian në vitet 200. Ai u burgos sepse fshehurazi udhëhiqte ceremoni martesash, në kundërshtim me ligjet e perandorit romak. Thuhet se për këtë, bishop Valentini u dogj në turrën e druve. Zakoni i zgjedhjes së një të dashuri a të dashure në këtë datë (14 shkurt) u përhap në Evropë në mesjetë, dhe pastaj në kolonitë e para amerikane. Gjithashtu, në të gjitha kohërat është besuar se 14 shkurti është dita kur zogjtë çiftëzohen më shumë, dhe njerëzit duket se u frymëzuan nga ky zakon i zogjve për të shpallur 14 shkurtin, Ditën e Dashurisë, e cila përkon me atë që i pati ndodhur Valentinit.

Çfarë ka ndodhur me 14 shkurt?

1009 – Emri i Lituanisë ndeshet për herë të parë në një dokument i gjetur në analet e manastirit të Quedlinburg (Gjermani). Ky manastir është i njohur për analet, shkrimi i të cilëve filloi më 1008 dhe përfundoi në 1030. Mendohet se analet e Quedlinburgut janë shkruar nga dora e një personi të vetëm, që ishte femër. Analet kanë të bëjnë kryesisht me historisë e Perandorisë Romake. Manastiri në Quedlinburg u themelua në vitin 936, dhe ka qenë një nga 40 manastiret e perandorisë romake me të drejtën e vetë-qeverisje.

1849 – Fotografia e parë e një presidenti amerikan është marrë nga Matthew Brady në Nju Jork. Presidenti James Polk ishte tema e fotos.

1894 – Venusi përcaktohet nga astronomët të jetë edhe yll në mëngjes edhe yll në mbrëmje; Afërditë dhe Afërnatë.

1859 – Oregon bëhet shteti i 33-të i Shteteve të Bashkuara. Shteti është i njohur për shumë parqe kombëtare. Pema e Krishtlindjeve në shumë familjeve amerikane, vjen nga pyjet e Oregonit. “Alis volat Propriis” (Fluturon me krahët e veta) është motoja e shtetit që për kryeqytet ka Salemin dhe jo Portlandin. Amerika vazhdoi të shtohej; Më 1912, Arizona, bëhet shteti i 48-të, me kryeqytet Feniksin. Më shumë amerikanë indianë jetojnë në Arizona se në çdo shtet tjetër. Por ndikimi i spanjishtes është kudo, nga kanionet e mëdhenj deri në shkretëtirën piktoreske, që e bëjnë Arizonën ta meritojë moton e saj shtetërore, “Ditat Deus” (Pasuri e Zotit ose Zoti pasuron).

1966 – Moskë – përfundon gjyqi ndaj shkrimtarëve Andrei Sinyavsky dhe Yuli Daniel. Ky ishte gjyqi i parë ku shkrimtarët dënoheshin në mënyrë të hapur vetëm për krijimet e veta letrare në Bashkimin Sovjetik. Gjyqi shënoi fundin e periudhës së liberalizmit të filluar nga Krushovi pas vdekjes së Stalinit më 1953, dhe i hapi rrugën lëvizjes disidente moderne në BRSS.

1984 – Në Stamford, Konektikat, vdiq Gjon Mili, fotograf i shquar shqiptar dhe amerikan. Kishte lindur në Korçë më 28 nëntor 1904. Erdhi në Amerikë kur ishte 19 vjeç dhe fotografia ishte pasioni i tij. Studioi në Boston në MIT (Massachussests Institute of Technology). Në albumin e tij “Photografs & Recollections” Gjon Mili tregon se, më 1949, revista Time e ngarkoi atë me detyrën për të realizuar një seri fotografish me personalitete të njohura në Evropë. Fotoja e parë në këtë kuadër ishte piktori francez Raul Dufy, ku ai kishte dalë duke pikturuar, ndërsa peneli mes gishtave të deformuar nga artriti gati sa nuk i binte nga dora. Këtë fotografi e pa një mjek i njohur në Boston, i cili u interesua që Dufy të vinte për trajtim në Amerikë, ku atëherë sapo kishte dalë ilaçi i ri Kortizon, në atë kohë i provuar dhe i suksesshëm kundër artritit. Pas kurës, Dufy u përmirësua si fizikisht, ashtu edhe shpirtërisht, “ndërsa unë bëra një mik të mirë”, tregon Mili. Atë vit, gjatë shërbimit të tij në Evropë, Gjon Mili u njoh e fotografoi edhe shumë artistë të tjerë të shquar, duke përfshirë piktorin Henri Matis, violinçelistin Pablo Kasal, i cili ashtu si spanjolli tjetër, Pikaso, jetonte në atë kohë në mërgim në Francë, në shenjë proteste ndaj regjimit të Frankos.

1989 – Ayatollah Khomeini i Iranit urdhëron myslimanët që të vrasin kudo që ta gjejnë shkrimtarin Salman Rushdie, autor i Vargjeve Satanike, për fyerje të fesë islame. Ruzhdie, i cili atëherë jetonte në Londër, u hodh në ilegalitet.

You may also read!

Lajm i rënd në Vushtrri

Në njërin nga lokalet gjatë kohës së ndaljes së energjisë elektrike, duke e ndezur gjeneratorin njëri nga punëtorët e

Read More...

Putin nuk bën punë, serbët lëshohen në Beograd kundër Vuçiç

Mijëra veta parakaluan rrugëve të Beogradit në protestat kundër, siç thuhet, sundimit autokratik të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Read More...

Ndihmon të gjithë, por cila është paga që merr Halil Kastrati

Humanisti, Halil Kastrati ka treguar se a paguhet në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, me të cilën ai i ndihmon

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu