Çfarë ka ndodhur më 2 Shkurt?

In ShowBiz

Ngjarjet më të rëndësishme që kanë nodhur më 2 Shkurt, ndër vite:

2 Shkurt 1492 – Rekonkuista e Spanjës

Mbretëria e Granadës kapitullon përpara ushtrive të Mbretit Ferdinand V dhe Mbretëreshës Isabella I, dhe maurët (myslimanët) humbin bastionin e fundit të tyre në Spanjë. I vendosur në bashkimin e lumenjve Darro dhe Genil në Spanjën jugore, qyteti i Granadës ishte një kështjellë maure, që u ngrit gjatë sundimit të Sulltan Almoravidit në shekullin XI-të.

Më 1238, Rekonkuista (rivendosja) e krishterë, i detyroi myslimanët spanjollë të zhvendosen në jug, dhe mbretëria e Granadës u themelua si streha e fundit e qytetërimit maur. Granada lulëzoi kulturisht dhe ekonomikisht për 200 vitet e ardhshme, por në fund të shekullit të 15-të, ngrindjet e brendshme, dhe një forcim i monarkisë spanjolle nën Ferdinandin dhe Isabellën, sinjalizuan fundin e civilizimit maur në Spanjë.

2 Shkurt 1625 –Kolonë holandezë 

Vendosen në skajin jugor të ishullit Manhaten dhe e quajnë banimin Nju Amsterdam. Britanikët, më 1635, i dhanë komunitetit emrin Nju Jork.

dy shk

2 Shkurt 1943–Gjermanët dorëzohen tek sovjetikët në rrethinat e Stalingradit

Ushtarët e mbijetuar nazistë nga beteja e përgjakshme e Stalingradit, të lodhur, të sëmurë dhe me shumë pak municione, dorëzohen tek sovjetikët. Humbja e dy fushave ajrore, në Pitomnik më 16 janar dhe Gumrak më 25 janar, nënkuptonte fundin e furnizimeve ajrore dhe evakuimin e të plagosurve.

Gjermanët tanimë nuk ishin vetëm uri, por po u mbaronin çdo ditë e më tepër municionet. Megjithatë, ata vazhduan të rezistojnë me kokëfortësi, pjesërisht për shkak të besimit se sovjetikët do të ekzekutonin secilin që do dorëzohej. Në veçanti, qytetarët sovjetikë që luftonin në rradhët e gjermanëve, nuk kishin iluzione për fatin e tyre nëse kapeshin.

Një i dërguar i Bashkimit Sovjetik, i bëri gjeneralit Friedrich Paulus, një ofertë bujare me kushte të ndershme:nëse dorëzohej brenda 24 orësh, do të merrte garanci për të gjithë të burgosurit, kujdes mjekësor për të sëmurët dhe të plagosurit, të burgosurve do t’u lejohej të mbanin gjërat e tyre personale, racionet  e ushqimit, dhe u garantohej e drejta e riatdhesimit në çfarëdo vendi ku ata dëshironin të shkonin pas luftës – por Paulus u urdhërua nga Hitleri të mos dorëzohej në asnjë rrethanë.

Madje më 30 janar 1943, 10-vjetorin e ngjitjes së tij në pushtet, Hitleri e promovoi Paulusin në gradën e marshallit. Meqë asnjë marshall gjerman nuk ishte marrë ndonjëherë i burgosur, Hitleri mendonte se Paulus do të luftonte, ose do të vriste veten. Megjithatë, kur forcat sovjetike u rrethuan në shtabin e tij, Paulus u dorëzua që të nesërmen. Mbetjet e forcave të Boshtit në Stalingrad, u dorëzuan më 2 shkurt.

Sovjetikët kapën rob 91.000 ushtarë, mes tyre 22 gjeneralë gjermanë dhe 3.000 rumunë. Publiku gjerman nuk u njoftua zyrtarisht për atë që kishte ndodhur, deri në fund të janarit 1943, edhe pse raportet pozitive nga fronti ishin ndërprerë disa javë më parë. Stalingradi, shënoi herën e parë kur qeveria naziste e pranoi publikisht disfatën.

Stalingradi nuk ishte disfata e parë e madhe e ushtrisë gjermane, por humbja dërrmuese, ku humbjet e trupave gjermane qenë pothuajse të barabarta me ato të sovjetikëve, ishte e pashembullt. Më 31 janar, programii rregullt në radiot shtetërore gjermane u zëvendësua nga transmetimi i një muzike funebre nga Simfonia e Shtatë e Anton Bruckner, i pasuar nga njoftimi i humbjes në Stalingrad.

Më 18 shkurt, ministri i Propagandës Joseph Goebbels, mbajti fjalimin e tij të famshëm në Pallatin e Sportit në Berlin, duke i inkurajuar gjermanët të pranonin një luftë totale, që do të kërkonte të gjitha burimet dhe sakrificën e çdo gjermani. Sipas filmit dokumentar gjerman mbi Stalingradin, mbi 11.000 ushtarë refuzuan të dorëzonin armët e tyre, duke besuar se lufta deri në vdekje ishte më e mire, se sa një vdekje e ngadaltë në kampet sovjetike.

Ata vazhduan të rezistojnë, duke u fshehur në bodrume dhe kanalet e ujëra të zeza, por në fillim të marsit 1943, edhe ata u zbuluan. Sipas dokumenteve të inteligjencës sovjetike të paraqitura në dokumentar, 2.418 njerëz u vranë dhe 8.646 u kapën. Nga më shumë se 500.000 gjermanë, italianë, rumunë dhe hungarezë të burgosur, shumë pak prej tyre u kthyen në shtëpitë e tyre. Nga 91.000 të burgosur gjermanë, vetëm rreth 5.000 u kthyen.

Të burgosurit e luftës, u dërguan në kampet e punës në të gjithë Bashkimin Sovjetik, ku shumica e tyre vdiqën nga sëmundjet (sidomos tifoja), të ftohtët, puna e tepërt, keqtrajtimi dhe kequshqyerja. Disa u mbajtën në Stalingrad, për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit.

Në marsin e vitit 1943, 40.000 gjermanë u varrosën në një varr masiv, viktima të një epidemie të tifos. Disa oficerësh madhorë u dërguan në Moskë, dhe u përdorën për qëllime propagandistike, dhe madje disa prej tyre u bashkuan me Komitetin Kombëtar për një Gjermani të Lirë. Të tjerë, duke përfshirë Paulusin, nënshkruan deklarata kundër Hitlerit, të cilat iu transmetuan trupave gjermane në front.

Paulus jetoi në Bashkimin Sovjetik deri në vitin 1952, pastaj u shpërngul në Drezden të Gjermaninë Lindore, ku kaloi pjesën e mbetur të jetës, duke mbrojtur veprimet e tij në Stalingrad, dhe u citua të thoshte se komunizmi ishte shpresa më e mirë për Europën e pasluftës.

Ndërkohë, Gjenerali Ëalther von Seydlitz-Kurzbach, u vetëofrua të ngrinte një ushtri anti-Hitler nga të mbijetuarit e Stalingradit, por sovjetikët refuzuan. Deri në vitin 1955, i fundmi nga disa prej të mbijetuarve, ai u riatdhesua në Gjermani, pas një lutjeje personale ndaj Byrosë Politike Sovjetike nga ana e kanlecarit të Gjermanisë Perandimore, Konrad Adenauer.

2 Shkurt 1970 –

Vdiq filozofi britanik Bertrand Russell, 97 vjeç, fitues i çmimit Nobel për letërsi, aktivist kundër luftës, shkoi në burg për pacifizmin e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, bëri fushatë kundër Adolf Hitlerit, kritikoi totalitarizmit stalinist, sulmoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Vietnamit, dhe ishte përkrahës i hapur i çarmatimit bërthamor. Në vitin 1950 Russell u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi “për shkrimet e tij të ndryshme dhe të rëndësishme ku ai mbron idealet njerëzore dhe lirinë e të menduarit”. Në vitin 1962 Russell luajti një rol publik në krizën e raketave kubane: në një shkëmbim telegramesh me udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov, Hrushovi e siguroi atë se qeveria sovjetike nuk do të tregohej e pamatur. Russell i shkroi edhe presidentit John F. Kennedy, disa thonë se letra iu kthye e pahapur. Pas vrasjes së Kenedit me atentat, Russell e barazoi rastin e Osvaldit me çështjen Dreyfus të fund-shekullit të 19-të në Francë, ku shteti gabimisht dënoi një të pafajshëm. Russell gjithashtu kritikoi shtypin amerikan për mos publikimi e zërave kritikë ndaj versionit zyrtar të vrasjes.

2 Shkurt 1989 – Pushtimi sovjetik i Afganistanit:Kolona e fundit e blinduar sovjetike, largohet nga Kabuli.

2 Shkurt 1990 – Në Afrikën e Jugut, Frederik de Klerk, njofton pezullimin e Kongresit Kombëtar të Afrikës, dhe premton lirimin nga burgu të Nelson Mandelës.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu