Çfarë provash u zhdukën mbi rastin Ivanoviç

In Lajme, Rajoni

Një gëzhojë e zhdukur e njërit prej plumbave që qëlloi Oliver Ivanoviçin është arsyeja pse dy policë të Kosovës kanë përfunduar në burg.

Politikani serb ishte qëlluar me gjashtë plumba ndërsa forenzika në vendin e ngjarjes kishte gjetur një gëzhojë më pak.

Kjo gëzhojë nuk ishte zbuluar në ditën e krimit.

Siç shkruhet në dosjen e Prokurorisë kur hetuesit kishin shikuar kamerat e sigurisë nga vendi i krimit kishin parë policin Zharko J., i cili kishte marrë nga vendi i krimit një gëzojë dhe e kishte futur në xhep.

Kolegu tjetër i tij, Dragisha M. po ashtu i arrestuar, e kishte parë këtë veprim të kolegut të tij dhe nuk e kishte penguar .

Prokuroria pretendon se dy policët lejuan kalimtarë të rastit të futen në vendin e krimit pa i penguar ata.

Dy të dyshuarit janë paraqitur sot para Gjykatës së Mitrovicës, ku nuk e kanë pranuar fajësinë për veprën e akuzuar.

Vendimi për masën ndaj tyre pritet të merret në orët në vijim.

Politikani i serbëve të Kosovës dhe kryetari i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviç u vra në Mitrovicën Veriore më 16 janar.

You may also read!

Fatmir Sejdiu synon të vijë sërish në krye të LDK-së

Ish presidenti i vendit, njëherësh edhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, pretendon rikthimin e tij në krye të

Read More...

“WhatsApp” vendos kufizime për shpërndarjen e mesazheve

“WhatsApp”-i po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, e

Read More...

Ronaldo gabon nga penalltia, Juventus bën detyrën ndaj Chievos

Juventus ka marrë fitore të lehtë ndaj Chievos me rezultatin 3-0 në “Allianz Stadium”.  Ndeshja zhbllokohet në minutëne 13′ me golin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu