Çitaku: Të ndalohet tendenca për ngritje të profilit përmes dhimbjes së të mbijetuarave

In Kosova, Lajme

Heroinat të mos përdoren për protagonizëm politik, kjo është thirrja e ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, pas publikimit të një fotografie nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina e për të cilën kjo e fundit kërkoi falje.

Çitaku në një status në Facebook ka kërkuar falje dhe ka thënë se është e tronditur deri në plcë për degradimin që i është bërë viktimave të dhunës seksuale.

Derisa ka kërkuar që të ndalohet “qasja e protagonizmit dhe ngritjes së profilit”, Çitaku ka bërë thirrje për drejtësi.

Më poshtë gjeni statusin e ambasadores Çitaku:

Asgjë nuk na shfajson për dhimbjen që ua shkaktuam mijëra viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale 20 vite pas luftës.

Jam e tronditur deri në palcë, dhe personalisht ju kërkoj falje, që lejuam që një kauzë kaq tē dhimbshme ta degradojmë në këtë mënyrë.

Turpi bie mbi ne.

Shpresoj që organet e rendit do ta hetojnë këtë rast deri në fund.

Shpresoj që akterët e përfshirë të nxjerrin mësimet nga ngjarjet e djeshme. Mos t’i përdorim heroinat tona për protagonizëm politik. Tendeca të protagonizmit dhe ngritjes së profilit përmes dhimbjes dhe plagëve të të mbijetuarave të dhunës ka pasë edhe më herët.

Ta ndalim këtë qasje dhe të zotohemi të sjellim drejtësi për të gjithë ata që paguan lartë çmimin e lirisë që gëzojmë sot.

You may also read!

Thaçi: Rama ishte brilant në Berlin, Haradinaj i paedukatë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk resht së falënderuari dhe së thururi elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pasi

Read More...

Tahiri: Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme për krijimin e Tribunalit është Kadri Veseli

Albin Kurtit nuk i pengon ideja e Tribunalit, por pse kjo ide është e Kadri Veselit. Kështu ka shkruar

Read More...

Politikani serb: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Cedomir Jovanovic, shtoi edhe se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju

Read More...

Mobile Sliding Menu