‘Çmenden’ serbët nga propozimi i Veselit (FOTO)

In Kosova, Lajme

Të gjitha mediat dhe qytetarët në Serbi janë alarmuar nga propozimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ku deklaroi se shumë shpejtë do të iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

Veseli sot në 20 vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë se shumë shpejt do të iniciohet formimi i një Tribunali i cili do të gjykojë krimet dhe gjenocidin që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

E kjo deklaratë ka ngjallur reagime të ashpra sot gjatë ditës në Serbi, atje këtë nismë këtë Veselit e kanë quajtur si provokim (provokacija) të ri nga ai.

“Novosti.rs”, që e ka cilësuar si provokim të ri deklaratën e kryeparlamentarit Veseli.

Ndërkaq, Veseli sot se në Kuvend do të nisin një Rezolutë, saktësisht një Tribunal ndërkombëtar për krimet që Serbia i ka bërë mbi popullatën shqiptare.

“Kjo është edhe arsyeja pse në Kuvend do të kemi një rezolutë, dhe jo vetëm rezolutë, por edhe iniciativë që ka të bëjnë me drejtësinë, e cila i vë para përgjegjësisë ata të cilët i kanë kryer këto krime. Sot veç kam filluar takimet në Kuvend, me organet tona të drejtësisë, prokurorinë, gjyqësinë, me shoqatat e të pagjeturve e të viktimave të luftës, për të shkuar deri në fund, duke nxjerrë një vendim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të ketë një Tribunal, i cili duhet të jetë ose i Kosovës, në rastin më të mirë, por nëse ka hezitime, atëherë do të jetë Tribunal ndërkombëtar, për krimet të cilat i ka kryer Serbia mbi popullatën shqiptare. Ne nuk do të ndalim derisa të dalë e vërteta dhe ajo është vetëm një: krimet në Studime dhe të gjitha masakrat e tjera i ka kryer shteti serb dhe kryerësit e këtyre krimeve, pjesa më e madhe e tyre, sot janë gjallë në Serbi. Ata duhet të përgjigje për krimet e tyre”, deklaroi Veseli.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu