Çmenduria e vitit 1997 në sytë e “Word Press Photo”. Fotot fituese të konkursit prestigjioz

In Lajme, Rajoni

Kush ende ka memorie në këtë vend, kujtohet lehtësisht se në shkurt të 1997 “fuçia e barutit” ishte gati në të shpërthyer. Protesta, zemërimi, dëshpërimi dhe pikat e para të lumit të mëpasëm të gjakut nisën të derdhen…
Në një ditë si kjo, 21 vjet më parë, Artur Rustemi, viktima e parë e rebelimit, kishte pak ditë që ishte varrosur.

Selia e PD-së në Vlorë ishte shkrumbuar dhe në qytet banorët jetonin me alarmin e mungesës së bukës. Ndërsa mediat ndërkombëtare e cilësonin ekzekutivin e kohës si “qeveri gangsterësh”…

foto-2-1024x714

Kur dhuna shpërtheu vendi nuk u bë vetëm “arenë gladiatorësh” të armatosur deri në dhëmbë me armë e çmenduri, por edhe arenë e përcjelljes mediatike ndërkombëtare.

Pamjet e 1997 morën dhenë dhe shumë nga ne i kanë akoma të freskëta në mendje disa prej imazheve ikonë të atij vitit të mbrapshtë.

Kur dhuna shpërtheu vendi nuk u bë vetëm “arenë gladiatorësh” të armatosur deri në dhëmbë me armë e çmenduri, por edhe arenë e përcjelljes mediatike ndërkombëtare.

foto-5-1024x720

Pamjet e 1997 morën dhenë dhe shumë nga ne i kanë akoma të freskëta në mendje disa prej imazheve ikonë të atij vitit të mbrapshtë.

Dëshmitë rrëngjethëse të fiksuara në celuloid në 1997-çn, një vit më vonë u vlërësuan me çmime në “Word Press Photo 1998”, ku konkuruan mbi 3600 fotografë nga 115 vende.  Italiani Massimo Sciacca (fitues i vendit të tretë në kategorinë “spot news”), danezi Joachim Ladefoged (fitues i dy prej çmimeve kryesore) apo dhe amerikani Santiago Lyon, sollën foto tronditëse të asaj çka ndodhte në rrugët dhe sheshet e vendit.

foto-6-1024x725

Pak më shumë se dy dekada më vonë, në ndërgjegjen kolektive, a thua na vjen turp nga vetja?! A kemi zënë mend, aq sa të mos rrezikojmë të biem prapë në të njëjtin batak gjaku dhe dhune?! A kanë dhënë llogari përgjegjësit?! A i ka thënë kush ndonjëherë “më fal” atyre mijëra viktimave të pafajshme?!

foto-14-1024x681

Fotot në vijim nuk synojnë të gërvishtin këtë plagë, por janë një ftesë qoftë edhe për një çast të vetëm reflektimi, edhe pse kjo nuk është pika më e fortë që kemi si komb…

foto-1-2

foto-3

You may also read!

Kush është njeriu më i pasur në botë në 2019 dhe cila është pasuria e tij neto?

Themeluesi i kompanisë Amazon Jeff Bezos edhe kësaj radhe është zgjedhur njeriu më i pasur në botë. Madje, jo

Read More...

Haradinaj, Thaçi, Vuçiq dhe Gjukanoviç japin mendimet për ndryshimin e kufijve dhe dialogun

Organizata amerikane e lajmeve “Politico” që raporton për punën e Bashkimit Evropianë ka bërë një artikull mbi situatën aktuale

Read More...

Gjërat që duhet të dini para se të porosisni pica dhe pasta

Picat dhe pastat janë ushqime italiane dhe shumë të dashura nga të gjithë ne. Pavarësisht se a porosisim ushqimin

Read More...

Mobile Sliding Menu