Daçiq: Është moment i përshtatshëm për të lëvizur në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

In Kosova, Lajme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se tani është moment i përshtatshëm në arenën ndërkombëtare për të krijuar përparime në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas tij, pyetja është se si situata do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Duke folur për TV Pink, ai tha se duhet shfrytëzuar kjo kohë për të arritur një marrëveshje për Kosovën, sepse siç ka thënë ai, është e mundur që në pushtet në Amerikën të kthehet administrata, e cila ishte e keqe për ne”.

“Ajo administratë nuk ishte aq shumë e Obamës sa ishte e Clintonit. Pyetja është se sa kthimi i Biden dhe dikujt tjetër nga ai rreth do të ishte i mirë për ne”, tha kryediplomati serb.

Sipas fjalëve të tij, liderët shqiptarë të Kosovës janë duke pritur që këto ndryshime të ndodhin.

“Për ne edhe ky është një opsion, por mendoj se kurrë nuk do të jenë në gjendje që të bëhet një anëtar i Interpolit, UNESCO-s dhe për të mos përmendur anëtarësimin në OKB”, tha ministri dhe shprehu besimin se shumë shpejt, më pak se gjysma e numrit të shteteve anëtare të OKB-së do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Klan Kosova .

Duke komentuar deklaratat e udhëheqësve të Kosovës për demarkacion të mundshëm,  Daçiq ka thënë se kjo është një “kakofoni, zhurma që vijnë nga Prishtina në mënyrë që të mos sjellë ndonjë zgjidhje”.

You may also read!

Kush është njeriu më i pasur në botë në 2019 dhe cila është pasuria e tij neto?

Themeluesi i kompanisë Amazon Jeff Bezos edhe kësaj radhe është zgjedhur njeriu më i pasur në botë. Madje, jo

Read More...

Haradinaj, Thaçi, Vuçiq dhe Gjukanoviç japin mendimet për ndryshimin e kufijve dhe dialogun

Organizata amerikane e lajmeve “Politico” që raporton për punën e Bashkimit Evropianë ka bërë një artikull mbi situatën aktuale

Read More...

Gjërat që duhet të dini para se të porosisni pica dhe pasta

Picat dhe pastat janë ushqime italiane dhe shumë të dashura nga të gjithë ne. Pavarësisht se a porosisim ushqimin

Read More...

Mobile Sliding Menu