“Deutsche Bank” pranë falimentimit, pjesë e skemës 200 milionëshe të KGB-së të pastrimit të parave

In Ekonomi

Banka kryesore e Gjermanisë, “Deutsche Bank” përballet me gjoba, veprime ligjore e madje deri në hetimin e stafit të lartë drejtues, për shkak të rolit të saj në skemën ruse të pastrimit të parave prej rreth 20 miliardë dollarësh.

Këtë e bën të ditur “ Der Spiegel”, duke iu referuar një raporti të brendshëm konfidencial, të cilën edhe e zotëron.

Banka pranon se ekziston një rrezik i madh që autoritetet rregullatore në SHBA dhe Britaninë e Madhe të ndërmarrin “veprime të qenësishme disiplinore” kundër saj. Ajo pranon gjithashtu se skandali ka dëmtuar “markën globale” të saj, e me shumë gjasë do të shkaktojë “ndrydhje të klientelës”, humbjen e besimit tek investitorët dhe një rënie të vlerës së saj në bursa.

“Deutsche Bank” është përfshirë në një operacion të gjerë pastrimi parash, i mbiquajtur “Global Laundromat”. Kriminelë rusë me lidhje me Kremlinin dhe KGB-në përdorën skemën mes viteve 2010 dhe 2014, për të transferuar parà në sistemin financiar perëndimor. Paratë e përfshira mund të shkojnë deri në 80 miliardë dollarë, sipas asaj që besojnë detektivët.

Kompani amë, të vendosura kryesisht në Britani, “huazuan” parà te njëra-tjetra. Kompanitë shpallën më pas falimentin për shkak të borxhit fiktiv tejet të madh. Gjykatës të korruptuar në Moldavi “verifikuan” borxhin, e kësisoj miliarda u transferuan nga Moldavia për në vendet balltike, përmes një banke në Letoni.

“Deutsche Bank” u përdor për të pastruar parà përmes rrjetit korrespondues bankar të saj, duke lejuar kësisoj pagesa të paligjshme ruse të kanalizoheshin drejt Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian apo edhe Azisë. Banka ka qenë totalisht e pandërgjegjshme për këtë mashtrim, deri kur Projekti për Raportimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (OCCRP) nxorën në dritë këtë histori në vitin 2017.

You may also read!

Thaçi: Rama ishte brilant në Berlin, Haradinaj i paedukatë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk resht së falënderuari dhe së thururi elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pasi

Read More...

Tahiri: Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme për krijimin e Tribunalit është Kadri Veseli

Albin Kurtit nuk i pengon ideja e Tribunalit, por pse kjo ide është e Kadri Veselit. Kështu ka shkruar

Read More...

Politikani serb: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Cedomir Jovanovic, shtoi edhe se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju

Read More...

Mobile Sliding Menu