Djali 14 vjeçar shkakton aksident, babai humb jetën

In Kosova, Lajme

Një aksident me faktaitet ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Suharekës, ku një katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur. Lëndime trupore ka pësuar prindi i fëmijës, i cili edhe ka vdekur.

“Rreth orës 14:50 minuta, një çun katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor të llojit Internacional 633 nga drejtimi i Malishevës për Duhël, tek kyçja e Lagjes së Bajraktarëve e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur. Lëndime trupore ka pësuar prindi i fëmijës i cili ka qenë në cilësi të pasagjerit. Ndërkaq, sipas mjekëve të Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, thuhet se viktima nga kalimtar rasti kishte arritur pa shenja jete” thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Në vendin  e ngjarjes kanë dalë hetues të trafikut rajonal me eprorë përgjegjës dhe prokurori i shtetit. Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi.

You may also read!

Fatmir Sejdiu synon të vijë sërish në krye të LDK-së

Ish presidenti i vendit, njëherësh edhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, pretendon rikthimin e tij në krye të

Read More...

“WhatsApp” vendos kufizime për shpërndarjen e mesazheve

“WhatsApp”-i po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, e

Read More...

Ronaldo gabon nga penalltia, Juventus bën detyrën ndaj Chievos

Juventus ka marrë fitore të lehtë ndaj Chievos me rezultatin 3-0 në “Allianz Stadium”.  Ndeshja zhbllokohet në minutëne 13′ me golin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu