Edi Rama kritikon politikën kosovare: Po diskreditojnë vendin, shfaqje papjekurie përpara ndërkombëtarëve…

In Lajme, Rajoni

Kryeministri i vendit ka qenë i drejtpërdrejtë katër ditë para ditës së pavarësisë së Kosovës teksa është intervistuar nga gazetari Lutfi Dervishi, lidhur me ecurinë e Kosovës gjatë këtyre 10 viteve që lamë pas.

Ndër të tjera kryeministri shqiptar ka kritikuar politikën kosovare.

“Po diskreditohet Kosova, dhe nuk është çështja e vizave, patjetër që liberalizimi i vizave është një domosdoshmëri, patjetër që vendosja e vizave si kusht për Kosovën ndërkohë që Serbia po negocion antarësimin dhe ende nuk ka zgjidhur asgjë në raport me kosovën në kuptimin edhe të kufirit lë shumë vend për diskuttim.

Por përtej krejt këtij diskutimi dhe përtej liberalizimit të vizave bëhet fjale për një shfaqje papjekurie. Të cilën Kosova nuk e ak luksin ta japë në sytë e partnerëve tënë ndërkombëtarë, në sytë e atyre të cilët janë edhe fuqia që lindi shtetin e Kosovës”, ka qene mesazhi që Edi Rama i ka dhënë politikës së shtetit të Kosovës.

Kujtojmë se kushti themelor për liberalizimin e vizave për Kosovën është vendosja e kufirit me Malin e Zi.

You may also read!

Hajnat i vjedhin 2 mijë euro në një Xhami

Rreth 2 mijë euro raportohet se janë vjedhur në brendi të objektit të Bashkësisë Islame në Gjilan. VIDEO Ankuesi

Read More...

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu