Ekskluzive: BE-ja e përkrah nismën e Kadri Veselit për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar

In Kosova, Lajme

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka nisur iniciativën për formimin e Tribunalit ndërkombëtar për dënimin e krimeve serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Të enjten, Kuvendi miratoi projektrezolutën për gjenocidin dhe krimet serbe të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Kjo nismë u duk se u zbeh pas publikimit të fotografisë nga deputetja e subjektit të Veselit, Flora Brovina, me të cilën ajo pretendonte se ishin tre ushtarë serbë që dhunonin një grua kosovare, mirëpo e njëjta më pas doli të mos jetë fotografi origjinale.

Sidoqoftë, Veseli duket se e ka edhe përkrahjen e BE-së për këtë iniciativë.Në një përgjigje dhënë ekskluzivisht për lajmi.net nga Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini theksohet qartë se qëndrimi i BE-së është se duhet të ketë përgjegjësi nga të gjitha palët për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.“Pozita e qartë e BE-së është se duhet të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera gjatë konflikteve në ish-Jugosllavinë e viteve të 90-të, dhe se vetëm bashkëpunim kuptimplotë rajonal dhe fqinjësia e mirë janë vendimtare për të nxitur besimin dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”, thuhet në përgjigjen e Kocijançiq për lajmi.net.Nga Bashkimi Evropian tutje theksojnë se ngjarjet e viteve të 90-të kanë lënë shumë viktima, familjet e të cilave janë në kërkim të drejtësisë dhe ato familje presin hapa konkret në këtë aspekt.“Ngjarjet e viteve të 90-të kanë lënë shumë viktima dhe familjet e tyre në kërkim të drejtësisë dhe njohjes së vuajtjeve të tyre. Të gjitha komunitetet duhet të shohin hapa konkret dhe të vërtetë”, thekson tutje Kocijançiq.Sipas kësaj të fundit, liderët politik në rajon duhet të kontribuojnë për stabilitet dhe një klimë të favorshme për adresimin e çështjeve të hapura dhe çështjeve nga e kaluara.Kocijançiq tutje thekson se kjo përfshin edhe shmangien dhe dënimin e çfarëdo deklarate apo veprimi që do të nxiste tensione ndëretnike.“Udhëheqësit politik në rajon duhet të kontribuojnë në stabilitet, pajtim dhe një klimë të favorshme për adresimin e çështjeve të hapura bilateral dhe trashëgiminë e së kaluarës. Kjo po ashtu përfshin shmangien dhe dënimin e çfarëdo deklarate apo veprimi që do të nxiste tensionet ndëretnike”, ka theksuar në fund Kocijançiq.E pas ‘turbulencave’ të fundit të shkaktuara nga publikimi i fotografisë nga deputetja Brovina, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën të hënën, ku edhe pritet votimi i Komisionit Shtetëror për Trbunalin Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.Ndërkohë, ka qenë edhe vetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ai i cili kishte shprehur besimin e tij të plotë se iniciativa e tij është e përkrahur edhe nga ndërkombëtarët.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu