Facebook kthehet pas 8 orësh rënie globale – kjo është ajo që ndodhi

In Tech

Facebook është kthyer përsëri, pas një rënieje prej 8 orësh ditën e djeshme – por problemet me Instagram dhe WhatsApp ende po vazhdojnë për disa përdorues.

Qindra mijëra përdorues anembanë botës nuk mund të hynin në Facebook prej orës 17:00 dje, pas problemeve që rrjeti social filloi të shfaqte, shkruan Gazeta Express.

Facebook, Instagram dhe Messenger ishin të parët që ranë prej sistemit në shtetet më të mëdha të botës, SHBA dhe Europë, bashkë me disa pjesë të Amerikës Jugore.

WhatsApp – që është në pronësi të Facebook – u prek gjithashtu nga ky problem, edhe pse jo aq shumë sa aplikacionet e tjera. Pasi konfirmoi problemet me rrjetin social, Facebook hodhi poshtë spekulimet se faqja mund të ketë qenë sulmuar nga hakerët.

Përdoruesit e rrjeteve sociale iu kthyen Twitterit për t’u ankuar rreth problemit të Facebook, duke gjetur më vonë se jo vetëm Facebook por edhe Instagram kishte rënë

Më shumë se një e treta e përdoruesve të Facebook nuk mund të hynin fare më në rrjetin social, të tjerët thanë se nuk iu shfaqte asgjë në Faqen e të Rejave. Ngjashëm ndodhi edhe me Messenger në të njëjtën kohë.

Përdoruesit e Instagram raportuan se nuk mund ta rifreskonin faqen e të rejave, të shtonin storje apo foto dhe video. Në Messenger, shumë përdorues nuk ishin në gjendje të lidheshin me serverin fare dhe raportonin se nuk po iu vjen asnjë mesazh.

You may also read!

Nuk ndalen rrahjet: Tani në një tjetër nëndegë kapen mes veti anëtarët e LDK’së

Rrahjet dhe përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë të ndalur, tani në një degë tjetër të

Read More...

Më ndryshe se në liri, shikoni si pritet iftari në burgun e Smrekonicës

Posa afron koha e iftarit, kuzhina e Qendrës Korrektuese të Smrekonicës fillon të mbushet. Të burgosurit këtu të cilët

Read More...

PDK më e votuara nga partitë shqiptare në katër komunat e veriut

Zgjedhjet për kryetarin e komunës, në katër komunat e veriut, të mbajtura sot, me kandidatët e saj, Gonxhe Çaushi

Read More...

Mobile Sliding Menu