Fajon bën thirrje për vazhdim të dialogut

In Kosova, Lajme

Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimi i vizave kanë ngecur.

Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi të eurodeputetëve me një delegacion të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Fajon njoftoi se gjatë takimit, ka bërë thirrje që këto dy çështje të zgjidhen sa më shpejt.

“Unë sinqerisht kam shpresuar se të dyja çështjet – dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës si dhe çështja e vizave për qytetarët e Kosovës do të zgjidhen brenda mandatit të Parlamentit Evropian. Por, të dyja çështjet janë të bllokuara! Bëj thirrje që të veprohet nga ana e përgjegjësve”, tha Fajon, përcjell rel.

Parlamenti Evropian në shtator të vitit 2018 votoi me shumicë votash rekomandimin e Komitetit për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, gjatë prezantimit të rekomandimit kishte thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë votën pro, pasi institucionet e Kosovës i kanë përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ndërkaq, ecuria e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim nga Brukseli, nuk ka shënuar përparime, për shkak të vendosjes së taksës 100% nga autoritetet e Kosovës, ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.


You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu