Gashi: Kualifikimi i hendbollistëve për Kampionatin Botëror, sukses historik

In Sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Eugen Saraçini si dhe hendbollistët e Kombëtares së Kosovës në kategorinë U21 në konkurrencën e meshkujve pas fitimit të së drejtës për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Spanjë nga 15-29 korrik 2019, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Ministri i uroi hendbollistët për këtë sukses dhe iu dëshiroi suksese në këtë kampionat.

“Kualifikimi juaj për Kampionatin Botëror në Spanjë është sukses i jashtëzakonshëm dhe historik. Dua të ju rikujtoj se keni përkrahjen time si ministër por edhe të Ministrisë që unë drejtoj pavarësisht rezultateve që do të sillni nga ky kampionat. Vet pjesëmarrja juaj në Kampionatin Botëror në Spanjë është një sukses i madh sepse bën të mundur që Kosova të jetë në mesin e 24 shteteve më të mira botërore”, tha ministri Gashi.

Siç thuhet në njoftim, ai po ashtu vlerësoi lart sukseset e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe punën e hendbollistëve të talentuar që kanë bërë që Kosova të jetë e kualifikuar në Botëror.

“Është e kuptueshme se për të ardhur deri te ky kualifikim është bërë një punë e palodhshme dhe e suksesshme nga ana juaj duke arritur fitore të shumta. Këtu dua të theksoj punën e shkëlqyer të Federatës së Hendbollit të Kosovës në organizimin e IHF Trophy Intercontinental që u mbajt gjatë muajit prill në Prishtinë sepse dihet se edhe nga Federata Ndërkombëtare por edhe nga federatat tjera pjesëmarrëse në gara, kjo ngjarje e madhe sportive u quajt Kampionat i jashtëzakonshëm”, u shpreh ministri Gashi.

Ndërkaq, kryetari i FHK-së, Saraçini, u shpreh i entuziazmuar me arritjen e këtij suksesi dhe pjesëmarrjen e hendbollistëve të Kosovës në këtë ngjarje. Drejtuesit e federatës dhe hendbollistët e falënderuan ministrin për pritjen dhe për gatishmërinë për të qenë në përkrahje të hendbollistëve dhe thanë se shpresojnë se nga Kampionati Botëror të kthehen me fitore. Po ashtu ata theksuan edhe nevojën për krijimin e kushteve për përgatitje për hendbollistët e talentuar të cilët e shkruan historinë e re në sportin e Kosovës.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu