Gjermania, vetëm një ëndërr për Elvis Rexhbecaj – Kosova më afër talentit shqiptar

In Futboll, Sport

Elvis Rexhbecaj ishte një tjetër futbollist shqiptar që bëri jehonë të madhe në Europë, më saktësisht në “Bundesligë”.

Aftësi të jashtëzakonshme zotëron ky lojtar, që në një moshë të hershme, kishte mundësinë të luante me fanellën e Wolfsburgut.

Sa i përket Kombëtares ky lojtar ende nuk e ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare, megjithëse pak kohë më parë ka shprehur dëshirën e madhe për t’iu bashkuar Gjermanisë.

“Kur isha dy vjeç, kam ardhur në Gjermani me familjen time. Fillimisht jetonim në Brandenburg, me shumë vështirësi. Për ne fëmijët ishte e lehtë, por për prindërit tanë nuk dukej kështu. Babain nuk e shikoja asnjëherë në shtëpi, sepse kishte shumë punë për të bërë. Nuk do e harroj kurrë një histori, teksa shokët tanë i kishin këpucët e reja, ndërsa unë dhe vëllai im nuk e kishim këtë mundësi. Kur babai na erdhi një ditë me disa këpucë të reja, sa shumë që jemi gëzuar”.

“Paratë po ndikojnë në futboll e kjo më shqetëson edhe mua. Dikur ishim futbollist normal, sot bëhet fjalë për milliona dollar”.

“Do të ishte ëndërr që të luaja për Gjërmaninë. Megjithatë, së pari duhet të kemi vazhdimësi, të tjerat do të vijnë vetë”, ka thënë më parë Rexhbecaj.

Së fundmi ky lojtar ka pasur shumë luhatje dhe mungesa të hapësirave të Wolfsburgu, ndërsa Leedsi, Norwich, Freiburgu dhe Kolni kanë shprehur interesimin e tyre për të marrë talentin shqiptar.

Në kushte të tilla, edhe ëndrra e Gjermanisë po kthehet në e pamundur për Rexhbecajn që nuk përjashtohet mundësia t’i bashkohet Kosovës. /Shqiperia.ch/

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu