Hapet zyra e gjendjes civile në Arllat

In Lajme

Ka përfunduar projekti për ndërtimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Arllat dhe nga sot ajo është në funksion dhe në shërbim për qytetarët e fshatrave, Arllat, Llapushnik, Negroc dhe Gjergjicë, njofton zyra për informim e komunës së Drenasit.

Theksohet se kjo zyrë do të jetë në funksion gjatë orarit zyrtar për qytetarët e Komunës së Drenasit, përkatësisht për qytetarët e fshatrave të lartcekura dhe gjithë atyre që janë të regjistruar në zyrat tjera, por që janë në sistem të gjendjes civile.

Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Administratës se Përgjithshme Komunale dhe ka për qëllim që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë sa më afër tyre duke ju lehtësuar shërbimet e shpejta.

You may also read!

Formohet komisioni për përmirësim të procesit zgjedhor

Kuvendi i Kosovës me 70 vota pro e ka formuar komisionin ad-hock për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor,

Read More...

Kadri Veseli: Glauk të ka lëvizë autoriteti kohëve të fundit

Projektligji për miniera dhe minerale ka përplasur Vetëvendosjen dhe PDK-në. Me propozim të PDK-së, projektligji nuk kaloi pasi që

Read More...

Kjo është vajza bukuroshe e Donika Kadajt

Njihuni me vajzën e Donikës. Një nga figurat e rëndësishme dhe mjaftë të përfolura të politikës në vend është

Read More...

Mobile Sliding Menu