Haradinaj: Pa koordinim, vështirë të sigurohet një agjendë e zhvillimit ekonomik

In Kosova, Lajme

Është mbajt Mbledhja e Dhjetë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Nuk ka dilemë që pa një koordinim të përbashkët dhe pa rolin e secilit prej nesh, do të jetë e vështirë të sigurohet një agjendë e mirëfilltë e zhvillimit ekonomik”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nën kryesimin e të cilit u mbajt Mbledhja e Dhjetë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Kryeministri Haradinaj tha se nga takimi i kaluar i nivelit të tillë u vlerësua që takimi i radhës të mbahet para përfundimit të këtij muaji, në mënyrë që të sigurohet një vazhdimësi e atyre obligimeve dhe u dha gjithashtu një garanci që do të ketë sekretariat, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Njëkohësisht, kryeministri Haradinaj shtoi se nga vizita me përfaqësues të kompanive të ndryshme, ka marrë kërkesa të ndryshme, si periudha e investimeve ku nuk paguhet tatim, përkrahja financiare, me rastin e hapjes së vendeve të punës.

Kryeministri Haradinaj tha se sot është me rëndësi që të fokusohen në temat që janë më aktuale, por edhe me detyrat, ku parashihet zbatimi ose që janë më urgjente.

Kryeministri Haradinaj informoi të pranishmit se nga vizitat, kompani të ndryshme në vend janë të shqetësuar për çështjen e pagave, ngaqë rritja e pagave në sektorin publik, i nxjerr ata në pozita më të vështira duke theksuar se ato që i përmendi më lartë, janë impute të tij për takimin e sotëm, por edhe për kohën që vjen.

Ndërkaq, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se ky takim kësaj radhe është organizuar edhe me Sekretarinë, që tashmë është formuar si Sekretaria e KKZHE-së.

“Si Këshill Kombëtar për Zhvillim Ekonomik do të vazhdojmë të forcojmë këtë Këshill si platformë të dobishme të dialogut publiko-privat, ku do të adresohen prioritetet dhe sfidat kryesore për të zbatuar format gjithëpërfshirëse, që do të ndikojnë në përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë”, tha ministri Shala.

Në takimin e sotëm u diskutuan edhe temat nga Oda Ekonomike e Kosovës, të tilla si trajtimi i çështjes së Prokurimit Publik- integrimi i mekanizmave alternativë, Inicimi i analizës mbi implementimin e Ligjit mbi mbrojtjen e konsumatorit.

Njëkohësisht u diskutuan tema për diskutim edhe nga Oda e Afarizmit e Kosovës, si Kërkesa për shfuqizim të Udhëzimit Administrativ nga Ministria e Bujqësisë, e cila ndikon sidomos në sektorin e minierave dhe mineraleve, Rifunksionalizimi i Gjykatës Ekonomike për çështje të bizneseve.

Po sot, tema u diskutuan edhe nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për ZRRE, KEDS dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, si çështja e pronësisë së Trafostacioneve dhe mënyra e rimbursimit të tyre.

 

You may also read!

Kosova siguron dy medalje në Kupën Evropiane

Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha i kanë siguruar medalje Kosovës në Kupën Evropiane për Juniore, ato tani do të

Read More...

Georgina në veshje sportive duket shumë seksi

Modelja e njohur spanjolle, Georgina Rodriguez pa dyshim është ndër femrat më seksi. Femrat ia kanë lakmi formave të

Read More...

Vuçiq i quan provokime aksionet e Policisë për të mbyllur lojërat e fatit në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i sheh si provokime, aksionet e Policisë së Kosovës në veri, për të

Read More...

Mobile Sliding Menu