Haradinaj: Unë mësova zanat në Zvicër, s’është tragjik largimi i të rinjve

In Kosova, Lajme

Kryeministrit Ramush Haradinaj nuk po i duket diçka e keqe ikja e të rinjve për në shtetet e perëndimit. Ai madje i ka inkurajuar ata të shkojnë dhe të punojnë në vendet si Gjermania. Sipas tij kjo është një shkollë e jetës.

Ai ka treguar se edhe vetë kur ka qenë i ri ka punuar në ndërtim kulmesh në Zvicër.

“Nuk e di pse duhet me marrë tragjike këtë punën e shkuarjes në Gjermani për punësim. Unë mendoj që edhe kjo është një shkollë e jetës. Falënderoj Gjermaninë për vizat e punës dhe mendoj që kjo është një mënyrë e aftësimit. Nëse një i ri kosovar shkon me punu në një fabrikë, ai aty e mëson sistemin e punës”.

“Unë vetë kam mësuar zanat në Zvicër. Edhe sot e kësaj dite di me vendosë izolim të kulmeve, di me vendosë dyer e dritare, di me punu me kulme, pra me mbete pa punë e gjej një punë”, deklaroi Haradinaj, raporton EO.

“Shpresoj që të rinjtë të Kosovës për gjatë gjithë kohës që nuk e kanë një vend të punës në Kosovë shpresoj që këto vende të punës me i gjet në tregje të tjera”, ka thënë ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në pjesën përmbyllëse të Konferencës “Arsimi profesional dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike” e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare.

Kreu i Qeverisë falënderoi organizatorët e kësaj konference për Edukimin Dual. Haradinaj tha se gjermanët, Kosova i ka partner në këtë temë prej kohësh, në shumë aspekte dhe njëra nga më të rëndësishmet është aftësimi profesional i të rinjve tanë, derisa theksoi se Arsimi Dual nuk është temë që zgjidhet nga diskutimi i sotëm, pasi për këtë temë nevojitet një situatë që prodhon rezultat.

“Ne duhet ta arrijmë një moment vendimmarrës në Kosovë në aspektin më serioz të mundshëm. Kam shpresë të madhe se do të fillojë shkolla e aftësimit të lartë profesional me ITP, ka qenë e paraparë me Loyolën. Kanë qenë disa vështirësi por shpresojmë se do ta realizojmë së bashku. Është tepër me interes”, tha kryeministri Haradinaj.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj shtoi se si Qeveri e vendit e kanë pranuar si temë këtë çështje dhe e kuptojnë se duhet ta bëjnë kthesën e madhe të praktikave të deritashme të Aftësimit Dual.

“Njëkohësisht disa fonde kanë shkuar për laboratore, kërkime shkencore dhe përmirësim të infrastrukturës që lidhet me Arsimin Dual, pra 4.6 milionë janë ndarë vetëm për këtë. 1 milion euro të tjera janë ndarë direkt po ashtu për Arsimin Dual dhe kësisoj ka filluar një proces i brendshëm i bashkëpunimit me donatorë. Po ashtu edhe qeveria me programe të caktuara, por ende nuk ka ndodhur ai vendimi që më tutje të ndryshojë të gjithë programin në Kosovë”.

Kryeministri Haradinaj deklaroi se Arsimi Dual është domosdoshmëri që në Kosovë të kthehet si bazë për aftësimin e të rinjve kosovarë.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu