Italia dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje me vlerë 2.5 miliardë euro

In Bota, Lajme

Zëvendëskryeministri italian, Luigi Di Maio, ka thënë se Italia ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 2.5 miliardë euro me Kinën gjatë vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping, në Romë, duke shtuar se vlera e përgjithshme e kontratave mes këtyre dy shteteve pritet të shkojë në 20 miliardë euro.

Di Maio e nënshkroi një marrëveshje me ministrin kinez të tregtisë, Zhong Shan, duke e bërë Italinë vendin e parë prej shteteve kryesore të Perëndimit që e miraton projektin infrastrukturor “Rripi dhe Rruga”.

Zëvendëskryeministri Di Maio tha para gazetarëve se qeveria italiane mbetet e përkushtuar ndaj partnerëve perëndimorë, por se Italia vjen në vend të parë.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, e priti me nderime të larta shtetërore në Romë presidentin kinez, Xi Jinping.
Përndryshe, presidenti kinez, Xi Jinping, arriti të premten në pallatin presidencial në Romë, ku u prit me nderime të larta shtetërore. Për nder të tij u shtrua një darkë zyrtare, ku mysafirët i argëtoi këngëtari italian me famë botërore, Andrea Bocelli.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu