BE-ja kërkon nga 43 deputetët që të tërhiqen nga zhbërja e Speciales

In Kosova, Lajme

Bashkimi Evropian kë kërkuar nga 43 deputetët nënshkrues që të tërhiqen iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale, raporton KTV.

Në një reagim të dërguar nga zyra e BE-së në Kosovë, thuhet se iniciativa, që ende është në pritje pranë Kuvendit të Kosovës, paraqet një shqetësim serioz për BE-në dhe vendet e saj anëtare.

“Çdo tentim për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara, dëmton seriozisht një arritje të tillë, dhe do të rrezikojë punën e përbashkët BE-Kosovë në sundimin e ligjit në vitet e fundit. Kjo do të ndikonte negativisht në raportet e Kosovës me Bashkimin e Evropian,” thuhet në komunikatë.

BE-ja ka vlerësuar deklarata e fundit të liderëve politikë, mediave dhe shoqërisë civile, që kanë ngritur zërin kundër një iniciative të tillë të dëmshme.

“Liderët kosovarë duhet të mbajnë Kosovën me vendosmëri në agjendën evropiane, të cilën e ndan Ballkani Perëndimor, në përputhje me dëshirat dhe pritjet e popullit të Kosovës,” thuhet në fundin e komunikatës.

You may also read!

Hajnat i vjedhin 2 mijë euro në një Xhami

Rreth 2 mijë euro raportohet se janë vjedhur në brendi të objektit të Bashkësisë Islame në Gjilan. VIDEO Ankuesi

Read More...

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu