Këndellet Milani, fiton ndaj Cagliarit (VIDEO)

In Sport

Milani ka marrë pikët e plota në San Siro ndaj Cagliarit, duke triumfuar 3-0.

Pas barazimit 1-1 me Romën, Milani i Gattuson i është rikthyer fitoreve në Serie A, shkruan Gazeta Express.

Kuqezinjtë kanë marrë pikët e plota në San Siro pas triumfit 3-0 ndaj Cagliarit.

Ndeshja nisi siç është më së miri për ekipin e Gennaro Gattuson.

Pas 13 minutave lojë në San Siro, rezultati u zhbllokua pas një autogoli nga Luca Ceppitelli, derisa për rezultatin e pjesës së parë u përkujdese talenti brazilian, Lucas Paqueta – që shënoi golin e parë me fanellën e Milanit.

Milani e nisi furishëm edhe pjesën e dytë, duke dominuar mysafirët dhe arriti të shënojë edhe golin e qetësisë, që doli të jetë përfundimtarë i takimit.

Ishte sulmuesi i transferuar në janar dhe që po shkëlqen, Krzysztof Piatek, ai që shënoi për 3-0 në minutën e 62’ të takimit.

Pas kësaj fitore, Milani ka rrëmbyer sërish pozitën e katërt, që e mbajti për pak kohë Roma.

Skuadra e Gattusos ka grumbulluar 39 pikë pas 23 xhirove në Serie A. /Gazeta Express/

You may also read!

Guardiola i del në mbrojtje rivalit të tij

Manchester City të mërkurën zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Premierligë. Pep Guardiola do të ketë përballë

Read More...

Në vitin 2018, 700 punëtorë ishin pa kontrata të punës

Të rinjtë në Kosovë janë më të papunët në rajon, ndërsa mbi 70 përqind e tyre duan të punësohen

Read More...

Ushtari britanik i UÇK-së kërkon mësues të gjuhës shqipe

Ish-ushtari britanik i UÇK-së, Jon Harrison, ka pranuar se nuk e di gjuhën shqipe. Ky fakt madje e ka

Read More...

Mobile Sliding Menu