Këshilltari i kryeministrit Haradinaj që ka orë të vlefshme 20 mijë euro

In Kosova, Lajme

Eroll Belegu, këshilltari i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt ka vlerësuar se posedon një orë dore në vlerë të 20 mijë eurove, të cilën e ka siguruar nga bizneset e tij, transmeton Gazeta Metro.

Belegu po ashtu, në deklarimin e tij ka thënë se nga biznesi ka edhe disa pasuri të tjera të luajtshme. Ai ka përmendur edhe një veturë të tipit Mercedes në vlerë të 35 mijë eurove.

Këshilltari i kryeministrit ka potencuar se ka edhe piktura në vlerë të 5 mijë eurove.

Belegu përveç mercedesit ka edhe një veturë tjetër të vitit 2018. Ka përmendur se veturën e dytë të tipit Nissa në vlerë të 30 mijë eurove është e fëmijëve të tij.

Këshilltari i kryeministrit si pasuri të paluajtshme ka deklaruar edhe dy shtëpi në rezidencën Marigona. Njërën në vlerë të 600 mijë eurove dhe tjetrën në vlerë të 170 mijë eurove. Në pronësi të Belegut është edhe një banesë tjetër për të cilën thotë se nuk e ka paguar ende.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu