Kirurgët të pakënaqur me rritjen 100% të pagave

In Lajme

Rritja 100 për qind e pagës me ligjin e ri nuk i ka bindur kirurgët e QKUK-së që ta ndërpresin grevën e filluar rreth shtatë javë më parë. Nga vazhdimi i grevës vlerësohet se më së shumti po e pësojnë pacientët, pasi gjatë kësaj kohe janë anuluar mijëra operacione

Një pjesë e personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon të qëndrojë në grevë edhe pas miratimit të Ligjit për Paga, i cili parasheh rritje të pagave deri në 100 për qind për ta.

Kirurgët të cilët tashmë kanë anuluar me mijëra operacione prejse kanë hyrë në grevë kanë bërë të ditur se edhe më tej do të vazhdojnë të përdorin grevën derisa të plotësohet kërkesa e tyre për rritje të koeficienteve, shkruan Zëri.

Sipas Ligjit të ri për Pagat, mjekët specialistë do të paguhen rreth 1200 euro në muaj, nga afro 600 sa ishte deri më tani. Por ata thonë se do ta vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, rrjedhimisht ngritja e koeficientit nga 5 në 10.

You may also read!

Thaçi: Rama ishte brilant në Berlin, Haradinaj i paedukatë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk resht së falënderuari dhe së thururi elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pasi

Read More...

Tahiri: Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme për krijimin e Tribunalit është Kadri Veseli

Albin Kurtit nuk i pengon ideja e Tribunalit, por pse kjo ide është e Kadri Veselit. Kështu ka shkruar

Read More...

Politikani serb: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Cedomir Jovanovic, shtoi edhe se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju

Read More...

Mobile Sliding Menu